Rrustem Berisha flet për rastin e Ahmet Krasniqit

Aktuale

Rrustem Berisha flet për rastin e Ahmet Krasniqit

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:12
Ahmet Krasniqi

“Pajtohem se si shteti i Kosovës, por edhe shteti i Shqipërisë, vendi ku ka ndodhur ngjarja, duhet të bëjnë më shumë për rastin e tij dhe të gjithë kryerësit e ata që ishin të përfshirë duhet të nxirren para drejtësisë”.

stri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandant në Betejën e Koshares, në Rubikon të KTV-së ka folur për vrasjen e kolonelit, Ahmet Krasniqi dhe hetimet rreth këtij rasti.

“Pajtohem se si shteti i Kosovës, por edhe shteti i Shqipërisë, vendi ku ka ndodhur ngjarja, duhet të bëjnë më shumë për rastin e tij dhe të gjithë kryerësit e ata që ishin të përfshirë duhet të nxirren para drejtësisë”.

“Kam pasur rastin që të kaloj shumë kohë më Ahmet Krasniqin dhe jo pse ishte ndoshta edhe ushtaraku më i përgatitur në kuptimin e kryerjes së shkollimeve, ka pasur të kryer edhe shkollën e luftës, shtabe komanduese që i ka pasur në karrierën e tij, por ishte vërtet një personalitet që e donte vendin e vet, e donte bashkimin dhe ka qenë në gjendje që të bëjë çmos, të sakrifikojë, ndoshta edhe përtej atyre që i lejohet një ushtaraku, vetëm që të arrihet bashkimi në luftë”, ka thënë Berisha.

Ahmet Krasniqi, u vra në Tiranë, më 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat