PDK: S’jemi informuar për takimin me palën serbe në Berlin, do të kërkojmë sqarime nga Haradinaj - Bota Sot
PDK: S’jemi informuar për takimin me palën serbe në Berlin, do të kërkojmë sqarime nga Haradinaj

Aktuale

PDK: S’jemi informuar për takimin me palën serbe në Berlin, do të kërkojmë sqarime nga Haradinaj

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk është e informuar për takimin teknik të zhvilluar të mërkurën mbëma në Gjermani mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë ka thënë se qysh nesër do të kërkojnë sqarime nga kryeministri Ramush Haradinaj për takimin në fjalë.

“S’kemi qenë të informuar ne e as partnerët tonë të koalicionit (NISMA), dhe qysh nesër do të kërkojmë të dijmë se cilat kanë qenë temat në këtë takim.

Dimë që ka njerëz të mandatuar për dialog, dhe këta (Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti) nuk kanë qenë pjesë të takimit dhe do të marrim info shtesë të këtij takimi. Dhe presim informata shtesë nga Zyra e kryeministrit dhe kryeministri”, tha Tahiri për Dukagjinin.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për mbajtjen e këtij takimi.

Liridon Llapashtica, këshilltar politik i ministrit, Behgjet Pacolli, ka thënë për lajmi.net, se MPJ-ja nuk ka qenë në dijeni.

“Ministria e Punëve të Jashtme s’ka asnjë informacion në lidhje me temën që po e trajtoni ju. MPJ nuk ka qenë e informuar në lidhje më këtë takim. Ju lutem drejtojuni Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë Llapashtica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...