“Blerim Devolli s’ka tru për të qenë biznesmen i suksesshëm”

Aktuale

“Blerim Devolli s’ka tru për të qenë biznesmen i suksesshëm”

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2019 Në ora: 20:07
Blerim Devolli para komisionit parlamentar

Paraqitja e Blerim Devolli para komisionit parlamentar ka quar “pluhur” në opinionin shqiptar.

Në këtë paraqitje të tij Devolli është tallur paksa me deputetët, të cilët po akuzohen se nuk ishin në gjendje të bëjnë pyetjet e duhura.

Analisti politik Leon Duhanaj, potencon se deputetët nuk është dashur të durojnë talljen e Devollit pasi janë përfaqësues të popullit.

E sa i përket Devollit Duhanaj pohon se nuk ka tru për të qenë biznesmen i sukseshëm.

Madje Duhanaj pohon se ai është duke punuar për peshqit e mëdhenj të politikës.

Lexojeni më poshtë postimin e plotë:

Pasqyra me e saktë se në çfarë deregje ka ra shteti i Kosovës, ishte paraqitja e Blerim Devollit, para komisionit parlamentarë.

Shkon tipi, me bodigard aty dhe tallet me deputetët, të cilëve u kisha sugjeruar t'mos durojnë talljen me ta sepse janë përfaqësues të popullit. Ai, Devolli, shihet çartë se nuk ka tru për të qenë biznesmen i suksesshëm por punon për ndonjë, apo disa peshq të mëdhenj të politikës.

Po ashtu u vërejt çartë se i njëjti është i vetëdishëm që ka nevojë për mbrojtje juridike, pra avokat. Në këtë rast, ishte dashtë të aktivizohej prokuroria e shtetit dhe ta pyet pse ka kaq frikë?

Apo, prokuroria e shtetit, nuk me ra ndërmend që Kosova nuk ka një të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat