Haradinaj: Edhe 100 gjykata speciale le t’i bëjnë, luftën nuk mund ta njollosin

Aktuale

Haradinaj: Edhe 100 gjykata speciale le t’i bëjnë, luftën nuk mund ta njollosin

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 15:24
Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është i bindur që partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk janë të gatshme të shkojnë në zgjedhe, pasi nuk i kanë punët mirë në terren. Ai thotë se i vetmi subjekt politik që është i gatshëm të shkojnë në zgjedhje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe se janë shumë afër për të qenë subjekti i parë politik.

Haradinaj në intervistën 45/45 për KosovaPress, flet edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Gjykatën Speciale, listat e veteranëve dhe për partitë tjera.

Deputeti Haradinaj thotë se rezultatet e punës së Qeverisë aktuale janë të prekshme, ndërsa thotë se detyrë e opozitës është që të kritikojë.

Haradinaj: Ata nuk janë të gatshëm me shkua në zgjedhje

“Jam i bindur që ata nuk janë të gatshëm me shkuar në zgjedhje sepse nuk e kanë punën mirë në terren. Sukseset e këtij ekzekutivi janë të prekshme, sidomos si subjekt politik ne jemi shumë të lumtur, jemi shumë komod, ne kemi shumë komuna të fituara zgjedhjet e fundit, kemi gjysmën e pushtetit lokal, dhe jemi shumë të gatshëm në çdo situatë, bile mendoj që i vetmi subjekt politik që është i gatshëm për zgjedhje është Aleanca, asnjë tjetër dhe jemi shumë afër me qenë subjekti i parë politik. Ndërsa opozita e ka detyrë demokratike me kritiku, me këshillu, me nxjerr mocione, ditën që i bëjnë 61 me dërgua këtë qeveri në shtëpi”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat