Reagon ashpër vajza e Ismail Kasumit: Kjo është e vërteta rreth lajmit të publikuar për babin tim

Aktuale

Reagon ashpër vajza e Ismail Kasumit: Kjo është e vërteta rreth lajmit të publikuar për babin tim

Nga: N.H Më: 23 qershor 2019 Në ora: 17:34
Vajza dhe Ismail Kasumi

Vajza e zhytësit, Ismail Kasumi, Triera Kasumi Berisha, ka reaguar ashpër pas raportimeve në media, se babai i saj e ka rrahur gruan e tij.

Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook, se, “lajmi i publikuar sot për babin tim, është absolutishit i pavërtetë, absurd dhe tendencioz”.

Kasumi-Berisha ka paralajmëruar padi, teksa ka thënë se i vjen keq për shqetësimin që është krijuar te familja, farefisi dhe shoqëria e tyre.

Ja postimi i plotë:

Demantim:

Lajmi i publikuar sot për babin tim, është absolutishit i pavërtetë, absurd dhe tendencioz.

Është tragjike se si mediat mund të publikojnë shpifje kaq të ulëta, përderisa kanë mundur lehtësisht të kontaktojnë familjen.

U njoftojmë që avokatët e familjes janë duke u marrur në aspektin ligjor të kësaj shpifje. Autorët do të ndiqen në rrugë ligjore.

Na vjen keq për shqetësimin e krijuar te familja, farefisi dhe shoqëria jonë.

Një shëmbëlltyrë njerëzore si e Babit, nuk rrëzohet me goditje kaq të ulëta.

Turpi qoftë mbi njerëzit e ulët dhe shpifës!

Apelojme tek të gjitha mediat e shkruara dhe portalet informative që mos të publikojin dezinformata të tilla pa bazë sepse ju paralajmerojmë se secila nga keto portale do te jetë pjesë e padise për denigrim dhe dëmtim të imazhit të babait tim duke filluar nga Gazeta Express.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat