“Trondit” ish-shoku i Thaçit, e krahason me Rrahman Morinën - Bota Sot
“Trondit” ish-shoku i Thaçit, e krahason me Rrahman Morinën

Aktuale

“Trondit” ish-shoku i Thaçit, e krahason me Rrahman Morinën

Nga: N.H Më: 24 qershor 2019 Në ora: 20:20
Rrahman Morina dhe Hashim Thaçi

Ish-shoku i studimeve të Hashim Thaçit, veprimtari dhe ish-anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës, Sali Rexhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për ish-shokun e tij të dikurshëm, tani president i vendit, Hashim Thaçin.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke krahasuar figurën e këtij të fundit, me liderin ka zbuluar dy deklarata të këtyre, për çka ai i konsideron si të ngjashme.

Rexhaj në këtë postim të tijin, në veçanti ka komentuar deklaratën e kreut të Kosovës, i cili së fundi sipas ish-anëtarit të PPK-së deklaroi se, “nëse nuk bëhet Serbia e Madhe do të tronditet rajoni”.

Image
Sali Rexhaj

“Thaçi si Rrahman Morina. Rrahmani kur punonte për interesa të Serbisë, arsyetohej se po e shpëton rajonin nga një e keqe e madhe. Edhe Thaçi paska deklaruar sot se nëse nuk bëhet Serbia e Madhe do të tronditet rajoni”, ka shkruar në llogarinë e tij Rexhaj.

Rrahman Morina ishte politikan nga Kosova, që ishte në krye të Partisë komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta dhe njëherit i cilësuar si dorë e zgjatur e Serbisë.

Ndryshe, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në një konferencë ka deklaruar se nëse nuk arrihet marrëveshje me Serbinë brenda viti, mund të paraqiten probleme ndër-rajonale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...