Dodik: Thaçi nuk është ftuar si president i shtetit të Kosovës - Bota Sot
Dodik: Thaçi nuk është ftuar si president i shtetit të Kosovës

Aktuale

Dodik: Thaçi nuk është ftuar si president i shtetit të Kosovës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:43
Dodik dhe Vuçiq

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është ftuar në Samitin e Banjallukës si president i shtetit të Kosovës, por si përfaqësues i Prishtinës.

Dodik ka thënë se formatin e Kosovës me fusnotë e kanë pranuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ato janë Serbia, Rumania, Greqia dhe Bosnja.

“Nëse vije si Prishtinë dhe me fusnotë, le të vije dhe nëse kjo nuk është problem për ta, pse do të ishte për neve. Të gjithë të tjerët janë ftuar si përfaqësues të shteteve”, ka thënë Dodik sot në Banjallukë,.

Sipas tij, Kosova mbetet shtet i papranuar për Bosnjën dhe Serbinë.

“Qëndrimin për Thaçin e kam bërë publik kur kam thënë se Republika Serbe nuk ka asnjë ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovë dhe se Thaçi duhet të kuptojë se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Kosova mbetet e papranuar dhe nëse Thaçi pranon të vije në SEECP në mënyrën se si është parashikuar, e ajo është fusnota, atëherë le të vije”, ka thënë Dodik.

Takimi i SEECP pritet të mbahet më 8 korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...