Haziri: Kemi marrëveshje në parti që mos me u përmend kush është kandidat për kryetar

Aktuale

Haziri: Kemi marrëveshje në parti që mos me u përmend kush është kandidat për kryetar

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:07
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, e njëri nga pretendentët për të marrë postin në zgjedhjet e brendshme që po mbahen, Lutfi Haziri ka thënë në emisionin Frontal se janë dakorduar në parti që të mos flitet për emra të kandidatëve deri në Kuvendin Zgjedhor.

I pyetur fillimisht se a do të kandidojë për kryetar të degës në Gjilan, ai tha se ende nuk ka marrë miratim nga dega se a do të kandidojë apo jo, derisa shtoi se nuk ka vullnet për të vazhduar si kryetar dege.

Haziri ndërsa i pyetur për zgjedhjet për të parin e partisë ka thënë se janë dakorduar që emrat e kandidatëve të bëhen publik në Kuvendin Zgjedhor.

 “Në radhë të parë asni emër nuk është përmend në LDK as si kolegë në mes veti jemi marrë vesh që me u kandidu në kuvend, jo në TV po du me i qëndru lojal vendim të kryesisë”, tha Haziri.

Në fund, nënkryetari i LDK’së, po thotë që asnjë nga emrat e përmendur për kandidatë nuk i sheh si rivalë.

“Asnjë emër në LDK nuk i shoh rivalë, i shoh kolegë, me dikë jam mik. Për mu nuk ka konkurrente brenda LDK’së, ka veç vlera”, shtoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat