Gecaj thotë se me urdhër të këtij personi po sulmohet Isa Mustafa nga Muharrem Nitaj

Aktuale

Gecaj thotë se me urdhër të këtij personi po sulmohet Isa Mustafa nga Muharrem Nitaj

Nga: D.RR Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:40
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, u përfshi në debatin ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj i reagoi edhe Gecajt, ndërsa tani ky i fundit i është përgjigjur atij duke i thënë se ka marr një “mision të pamundur” nga shefi i tij për ta sulmuar Isa Mustafën.

Postimi i plotë:

MISIONARI NITAJ “RRËSHQET” SËRISH!

Muharrem Nitaj si duket ka marrë përsipër një “misionin të pamundur” nga shefi i tij që të sulmoi Isa Mustafën bash “si pula pa krye”, dhe atë në stilin “sulmi është mbrojtja më e mirë”! Pasi që së paku në paraqitje japë përshtypje si njeri i letrave, Nitaj së pari do të duhej ta lexonte me kujdes vendimin e Gjykatës Kushtetues në të cilin, pos tjerash, theksohet qartë si kristali se Presidenti Hashim Thaçi, me kërkesën e gjykatës, nuk e kishte dekretuar ligjin në fjalë. Megjithatë, kjo assesi nuk e amniston Presidentin Thaçi nga përballja me pasojat morale, politike e ligjore për tejkalimin e kompetencave të tija në procesin e dialogut.

Muharrem Nitaj: ...“E dyta, meqë i paskeni gjetur të gjithë shkelësit e Kushtetutës; Qeverinë, Parlamentin, deputetët, pse nuk e keni përmendur edhe Presidentin, që është filtri i fundit i një ligji para se të hyjë në fuqi!?”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat