Agron Mustafa pranon se ka ndarë miliona euro nga PTK për këngëtarë, frizere dhe media

Aktuale

Agron Mustafa pranon se ka ndarë miliona euro nga PTK për këngëtarë, frizere dhe media

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 10:48
Pamje nga raportimi i Agron Mustafës para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala

(E plotësuar) -  Akuza dhe kundër akuza në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, gjatë intervistimit të ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa.

Mustafa fillimisht ka prezantuar një letër ndaj deputetit Milaim Zeka siç tha ai të deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Kuvend.

Ai ka kërkuar largimin e Zekës nga komisioni, pasi sipas Mustafës, Zeka është përfitues i 100 mijë eurove nga Telekomi dhe ka konflikt interesi.

Mustafa: Deputeti Zeka është përfitues i mbi 100 mijë euro ndër vite nga Telekomi

“Milaim Zeka me vite të tëra ka interesa personale private me Telekomin e Kosovës, e them me bindje të plotë se Milaim Zeka deri në këtë moment që unë flas, nga Telekomi i Kosovës ka qenë pjesë kontraktuale e Telekomit dhe shuma e këtyre mjeteve e kalon 100 mijë euro ndër vite. Andaj, nuk mundet me qenë pjesë e një Komisioni hetimor për një institucion që ka interesa private”, tha Mustafa. 

Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar ndaj Mustafës i cili tha se krejt biografia e ish-kryeshefit njihet për rrahje dhe shantazhet që ka bërë me shefat e policisë dhe të tjerë. Zeka ka mohuar të ketë pasur kontratë personale.

Zeka: Unë kurrë nuk kam pasur kontratë personale, por në emër të firmës ‘Mozaiku’

“Krejt biografia jote personale flet se ti përpos shumë rrahjeve, duke filluar nga femrat që i ke rrahur nëpër kafe private te ‘Diçka po zihet’ e deri te rrahja me Tarkanin e po ashtu deri te rrahja me kryetarin e bordit brenda për brenda institucionit, me Rexhë Gjonbalajn. Andaj, ato shantazhe që ti i ke bërë dhe vazhdon me i bërë me shefat të policisë dhe me njerëz të hetuesisë që i keni ndal hetimet, për këto vazhdoi dhe bëj ndaj këtij institucioni. Unë kurrë nuk kam pasur kontratë personale, por në emër të firmës ‘Mozaiku’. Prej kësaj që insistoni se ka konflikt interesi për këtë dekorohet Agjencia Kundër Korrupsionit”, theksoi Zeka.

Kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri i është përgjigjur Mustafës lidhur me këtë çështje,  i cili tha se nuk ka të drejtë të kërkojë largimin e Zekës nga komisioni, por janë institucionet e drejtësisë që duhet ta trajtojnë këtë letër.

Në komisionin hetimor për PTK dhe Vala, ish kryeshefi i PTK Agron Mustafa duke folur për procesin e arbitrazhit që ka ndodhur në vitin 2016 dhe i humbur si rast ndaj Z -Mobile, thekson se përpjekjet për mbrojtje kanë qenë maksimale, derisa është pyetur nga deputeti Armend Zemaj përse është zgjedhur një studio ligjore e afërt me kryeshefin e atëhershëm Agron Mustafa për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh.

Mustafa theksoi se pronari i kësaj studio ka qenë bashkëpunëtor në Aeroport në atë kohë.

Edhe  deputeti Liburn Aliu ngriti çështjen e një kompanie pa asnjë përvojë duke u eliminuar 16 kompani të tjerë që kanë marrë pjesë në tenderin për mbrojtje ligjore në Arbitrazh.

Deputeti Armend Zemaj tha se dyshimet e Kuvendit janë se degradimi i PTK-së janë kontratat dhe shpenzimet operacionale për paga dhe qera. 

Sipas tij, ekziston një dyshim i bazuar që përveç neglizhencës në PTK për arbitrazh ka pasur edhe interesim për përfitime të disa njerëzve me anë të kontratave të ndryshme, media dhe OJQ fiktive.

Zemaj pyeti Mustafën pse keni lidhë kontratë pesë vjeçare për 23 mijë euro në muaj për objektin në shesh të Prishtinës, i cili ka qenë i uzurpuar.  Po ashtu ai pyeti pse është lidhur dhe është vazhduar kontrata për objektin në Breg të Diellit pronë e ish një komandanti, që ko qira është paguar 10 mijë euro në muaj.

Mustafa tha se objekti në shesh është pika më strategjike që ka pasur PTK me 1 mijë metra katrorë. Ndërsa, tha se nuk ka nënshkruar kontratë me uzurpatorë në shesh, por sipas tij, pronar është një slloven dhe për PTK-në është e ligjshme.

Ndër të tjera deputeti Zemaj si është e mundur që Z-mobile me I kërkua 47 milionë e 900 mijë euro, me i fituar 30 milionë edhe mos me bërë kundërshtim kjo është jashtë çdo logjike për t’iu nënshtruar menjëherë një marrëveshje të implementimit.

Mustafa u shpreh shkurt se e ka parë këtë film para katër pesë vjetëve.

Zemaj- Mustafës: A ke parë letra a film në PTK

“Unë  kam parë këtë film para tri katër viteve. Jeni duke e krijuar një situatë goxha identike në të ardhmen. (Zemaj: Agron a ke pa letra a ke parë filma). Unë i kam parë letrat. (Zemaj: A ke kërkuar llogari për këto letra). Ekziston një raport i kundërpërgjigjeve dhe pretendimeve që po thua ti. (Zemaj: Ne nuk e kemi raportin kundërpërgjigje”, tha Zemaj.

Ndërsa, për kontratat e arritura në PTK, Mustafa disa herë u shpreh se nuk ka pasur inflamacione, sepse këto kanë qenë të ndërlidhura me prokurimin. Por, Zemaj duke qesh ia kthej si e dite për 100 mijë euro të Milaim Zekës.

Zeka: S’jemi ardhur me fol për sex

“Zemaj: Qysh pe dinë për Milaim Zekën që i ka marrë 100 mijë.(Mustafa: Milaimi është shumë simpatik). (Zeka: Nëse i kam marrë unë jap dorëheqje). (Mustafa: Shumë simpatik është Milaimi, thotë “si kam marr unë, por i ka marrë firma e vet). (Zeka: E ke mësuar fjalorin prej Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Me mua nuk dhez ai fjalor, s’jena duke folur për sex”, thuhet në debatin Zemaj, Mustafa Zeka.

Duke folur për Arbitrazhin, kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri është shprehur i habitur pse nuk është zgjedhur një kompani serioze për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh.

Ymeri: Arbitrazhi, tregon që o është humbur qëllimisht o është humbur nga mos dija

“Na e dëshmuat me letër që Telekomi e ka argumentuar në forma të ndryshme që obligime ndaj kontratës nuk ka dhe I keni pasur të gjitha argumentet në anën tuaj dhe në fund e keni humbur arbitrazhin, kjo tregon që se o është humbur qëllimisht o u humbur nga mos dija. Pra, ose ka dështim etik ose dështim profesional, sepse nuk mundet me humbur një rast që sipas jush ka qenë i fituar meqë nuk ka obligim kontraktual”, thotë Ymeri.

Ndërsa, Mustafa, kur foli për procesin gjyqësor, tha se është tërhequr padia me marrëveshje dy palëshe për shkak se është nënshkruar një marrëveshje më 24 maj 2017.

Më vonë gjatë këtij Komisioni Zeka përveç procedurave tenderuese dhe arbitrazhit, ka pyetur Mustafën edhe për kontratat e për sponsorizim të disa këngëtarëve që janë milionerë, për frizura dhe për ambasada.

Zeka: Keni dhënë para për këngëtarë, frizerka dhe për biznesmen milionerë

“Në kohën tënde ju keni dhënë kongëtarëvee para? Mustafa: Po. Zeka: Këngëtarëve që janë super milionera? Mustafa: S’e kemi vlerësuar ne pasurinë e tyre. Telekomi nuk është kompani sociale, është kompani publike. Zeka: A keni ju informacion se PTK dhe ju si drejtor ekzekutiv keni nënshkruar fatura p.sh, për sponsorizim, për ambasadën Austriake 2 mijë euro, për Ambasadën Britanisë 5 mijë euro. I keni dhënë Eroll Belegut si multimilioner 28 mijë euro, Blerim Gjoci 128 mijë euro, një këngëtari i keni dhënë 6 mijë euro që është super milioner, ambasadës Gjermane 2 mijë euro, djalit të këtij këngëtari 5 mijë e 800. Një këngëtare tjetër 12 mijë e 500 euro, një këngëtari tjetër që është deputet i Kuvendit 6 mijë euro, Tunës 2 mijë e 500. Top Chanel-it i keni dhënë 22 mijë e 700 euro, Klanit i keni dhënë 1 milionë e 100 mijë euro. Komunës së Vushtrrisë 162 mijë euro, Skenderajt 32 mijë e e 900 euro. (Zema j: Fjalën e ka për Sabri Fejzullahun, Ermal Fejzullahu, Rexhep Qosjen, Adelina Thaçi, Tuna, Dhurata Ahmetaj, Nora Istrefi, Robert Berisha, Argjentina Ramosaj. Zeka: Arbnora Xani kush është? A të kujtohet kontra ‘Parrotulla’ sa ka qenë shuma. Qysh nuk e din, je marr ekskluzivisht me punën time, a ka qenë 500 euro”.

Ndërsa, ish drejtori ekzekutiv në PTK, Mustafa ka arsyetuar se këto sponzorime kanë ndodhur për promovimin e PTK-së.

Mustafa: Është normale me ndarë mjete për këngëtarë

“Kontrata e nënshkruar me zonjën Xani, me Arbnorën, a ka qenë shuma për portalin “Pa rrotlla’ 500 euro të cilën ti e ke ndërprerë. Beso që nuk e di. Pasha Zotin e di  të bëj be në katër qika që e din edhe në detaje. Unë e di që u kanë 700 ose 1000, a pe sheh që po e din… e kam thënë dhe prapë po e them as një vendim se as ti dhe as Shyqeri Haxha, as Etrur Rrustemaj, asnjë drejtor ekzekutiv nuk e keni marrë pa urdhrin e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.( *nuk është e vërtet), shumë e pa vërtetë është për ty, shumë e vërtetë është për mua. Në qoftë se në total marketingu i PTK-së ka shkuar për frizura, për këngëtarë që kanë vila milionëshe dhe fëmijët tonë vdesin nga një milion sëmundje dhe flen në beton, sinqerisht e të vjen keq. Mustafa: Pse s’po bëhesh korrekt që plot raste të tilla kemi ndihmuar… shumë më prek ndjenja mua kur e shoh një këngëtare që ka vilë 2 milionë eur o, ti i ke dhënë 14 mijë euro për videoklip. Shumë më prek. Mustafa: Pse të prek, ka qenë vlerësim i departamentit të marketingut për nevoja të Telekomit. Pse çka ka me të prek”,  ishte debati mes Mustafës dhe Zekës.  

Kontrata Mustafa ka nënshkruar edhe për party në Duplex, sipas të cilit asgjë te keqe nuk ka. 

E akuzoi se përfitoi 100 mijë euro nga Telekomi, Zeka i përgjigjet Mustafës: Biografia jote flet për rrahje të femrave

Në komisionin hetimor për PTK dhe Vala, ish kryeshefi i PTK Agron Mustafa duke folur për procesin e arbitrazhit që ka ndodhur në vitin 2016 dhe i humbur si rast ndaj Z -Mobile, thekson se përpjekjet për mbrojtje kanë qenë maksimale, derisa është pyetur nga deputeti Armend Zemaj përse është zgjedhur një studio ligjore e afërt me kryeshefin e atëhershëm Agron Mustafa për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh.

Mustafa theksoi se pronari i kësaj studio ka qenë bashkëpunëtor në Aeroport në atë kohë.

Edhe  deputeti Liburn Aliu ngriti çështjen e një kompanie pa asnjë përvojë duke u eliminuar 16 kompani të tjerë që kanë marrë pjesë në tenderin për mbrojtje ligjore në Arbitrazh.

Deputeti Armend Zemaj tha se dyshimet e Kuvendit janë se degradimi i PTK-së janë kontratat dhe shpenzimet operacionale për paga dhe qera.

 “Ekziston një dyshim i bazuar që përveç neglizhencës në PTK për arbitrazh ka pasur edhe interesim për përfitime të disa njerëzve me anë të kontratave të ndryshme, media dhe OJQ fiktive. Pse keni lidh kontratë pesë vjeçare për 23 mijë euro në vit për objektin në shesh të Prishtinës, i cili ka qenë i uzurpuar. Pse është lidhur dhe është vazhduar kontrata për objektin në Breg të Diellit pronë e ish një komandanti. Kjo qira në Breg të Diellit është paguar 10 mijë euro në muaj”, ka pyetur Zemaj.

Mustafa tha se objekti në shesh është pika më strategjike që ka pasur PTK me 1 mijë metra katrorë. Ndërsa, tha se nuk ka nënshkruar kontratë me uzurpatorë në shesh, por sipas tij, pronar është një slloven dhe për PTK-në është e ligjshme.

Po ashtu edhe kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri është shprehur i habitur pse nuk është zgjedhur një kompani serioze për mbrojtjen e PTK-së në Telekom.

Ndërsa, deputeti Milaim Zeka ka pyetur përse ju janë ndarë mjete nga PTK për disa këngëtarë që janë milionerë.

“Një këngëtari është milioner i keni ndarë 6 mijë euro. Blerim Gjoci aktor ka përfituar mbi 120 mijë euro. Po ashtu Klani ka përfituar 1 milion e 200 mijë euro.  Portali Insajderi porsa është themeluar ka përfituar para. Keni sponzorizuar televizionin publik, i cili merr para prej publikut”, tha Zeka, duke shtuar se edhe ambasadat e huaja kanë përfituar para, si ajo e Gjermanisë dhe të tjera.

Mustafa duke i thënë Zekës se është shumë simpatik, ka pranuar se ka sponzorizuar videoklipin për një këngëtare  me 14 mijë euro.

Ai ka arsyetuar se këto sponzorime kanë ndodhur për promovimin e PTK.

 Zemaj ka përmendur emra të këngëtarëve që kanë përfituar nga PTK, sic janë Sabri Fejzulllahu, Ermal Fejzullahu, Tuna, Roberti, Nora Istrefi, etj.

 Po ashtu sipas tij, ka përfituar para nga Telekomi edhe shkrimtari Rexhep Qosja. Komisioni hetimor parlamentar ndërpreu punimet për të shkuar në pauzë deri në orën 14:00 me intervistimin e Mustafës.

Milaim Zeka i përgjigjet Agron Mustafës: Biografia jote flet për rrahje të femrave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është përplasur me ish-kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për hetimin e Telekomit të Kosovës.

Zeka i është kundërpërgjigjur Mustafës, i cili e akuzoi atë se kompania e tij ka marrë para nga Telekomi për reklamim.

“Krejt biografia jote flet për rrahje të femrave dhe rrahja me ‘Tarkanin’ dhe me Rexhë Gjonbalajn. Ato shantazhe që i ke ba, vazhdo bëji pas këtij institucioni. Unë s’kam pas kontratë personale por me kompaninë ‘Mozaiku’. Ti gjërat që i ki vazhdoji pas institucioneve të Kuvendit. Agjencioni Kundër Korrupsionit e trajton a ka konflikt interesi”, tha Milaim Zeka.

Mustafa kërkoi përjashtimin e Zekës nga kjo mbledhje madje, por kërkesa e tij nuk u aprovua.

“Deputeti Milaim Zeka kundërligjshëm është pjesë në këtë Komision. Milaim Zeka ka qenë pjesë kontraktuale e Telekomit, ku ka përvetësu deri 100 mijë euro. Kjo është kundër Kodit Penal të Kosovës. Deri para se të bëhet deputet, Milaim Zeka ka bërë shantazhe publike kundër meje, dhe jam intervistu nga policia dhe për këtë nuk duhet të jetë pjesë e këtij Komisioni”, tha Mustafa.

Kryetari i Komisionit hetimor, Visar Ymeri ndërhyri në këtë polemikë duke mos e lejuar të vazhdojë më tej.

Image

Agron Mustafa kërkon largimin e Milaim Zekës: Përfitoi 100 mijë euro nga Telekomi

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, po interviston ish-kryeshefin e Telekomit, Agron Mustafën.

Mustafa fillimisht ka prezantuar një letër ndaj deputetit Milaim Zeka siç tha ai të deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Kuvend.

Ai ka kërkuar largimin e Zekës nga komisioni, pasi sipas Mustafës, Zeka është përfitues i 100 mijë eurove nga Telekomi.

“Milaim Zeka ka interesa personale në Telekomin e Kosovës, i cili ka përvetësuar fonde, 100 mijë euro ndër vite. Dhe për këtë arsye për shkak të konfliktit të interesit nuk mund të jetë pjesë e komisionit hetimor deputeti Zeka”, theksoi Mustafa duke shtuar se kjo letër është për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve që janë bërë nga Zeka.

Kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri i është përgjigjur Mustafës lidhur me këtë çështje,  i cili tha se nuk ka të drejtë të kërkoj largimin e Zekës nga komisioni, por janë institucionet e drejtësisë që duhet ta trajtojnë këtë letër.

Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar ndaj Mustafës i cili tha se krejt biografia e ish-kryeshefit njihet për rrahje dhe shantazhet që ka bërë me shefat e policisë dhe të tjerë.

“Kurrë nuk kam pasur kontratë në PTK-në, për këtë deklarohet AKK. Unë nuk kam asgjë personale ndaj Mustafës”, tha Zeka.

Ndërsa, pas kësaj Mustafa është duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe aktivitetin e tij si ish-kryeshef i PTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat