Thaçi: Lufa për të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk ka mbaruar asnjëherë

Aktuale

Thaçi: Lufa për të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk ka mbaruar asnjëherë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:09
Hashim Thaçi

Është duke u zhvilluar konferenca ‘Të gjithë së bashku në një zë’, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I pranishëm në këtë konferencë është edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij, Thaçi ka deklaruar se jo vetëm të mbijetuarat e dhunës seksuale, por e gjithë shoqëria jonë ka pasur nevojë për një zë tonin të përbashkët në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Prandaj kjo konferencë, pjesë e së cilës janë edhe klerikë fetare e përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që janë përkujdesur për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës është jashtëzakonisht e nevojshme. Më një zë të gjithë ne duhet të kërkojmë më shumë përkrahje nga gjithë shoqëria që bashkë me të mbijetuarat e dhunës seksuale ta lënë bashkë të kaluarën e hidhur dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.Të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë nevojë për më shumë përkrahje institucionale dhe shoqërore. Për përkrahje dhe më shumë mbështetje brenda familjes, komunitetit dhe shoqërisë në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi theksoi se edhe pas 20 vitesh, viktimat vazhdojnë të peshohen nga padrejtësia për fajësinë dhe se shoqëria duhet të ndërgjegjësohet dhe të bëjë më shumë për të mbijetuarat.

“Ne të gjithë së bashku duhet të luftojmë stigmatizimin e viktimave të dhunës seksuale.Lufta për ne ka mbaruar në 1999, por për të mbijetuarat e dhunë seksuale nuk ka mbaruar asnjëherë. Për shkak të stigmatizimit që nuk do duhej të ishte prezent, të mbijetuarat vazhdojnë të vuajnë në heshtje.Kjo luftë e tyre nuk duhet të zgjasë edhe më shumë, prandaj të nderuar së bashku kështu siç jemi edhe sot duhet të inkurajojmë të mbijetuarat që të pranojnë të ballafaqohen me të kallurën e hidhur. Ne dhe shoqëria duhet të vihemi në përkrahje të tyre, jo t’i gjykojmë por ti duam.Jo t’i stigmatizojmë, por t’i mbështesim që të bëhemi zëri i tyre”, tha Thaçi.

Presidenti i vendit tha poashtu se edhe dhunimet ishin mjet luftë për kriminelët serbë, për shtetin e Serbisë.

“Ishin krime masakër për të na pushtuar, për të na thyer, shkatërruar nderin dhe dinjitetin. Me çdo kusht u munduan të na zhveshin nga çfarëdo vlere njerëzore, të na nëpërkëmbin, të na turpërojnë deri të përjashtimi dhe izolimi i njëri tjetrit. Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës janë viktima, janë viktima dhe kanë nevojë për përkrahjen tonë, por nuk duhet të lejojmë që kriminelët e Serbisë të arrijnë nivelin e tyre. Çdo e mbijetuar duhet të gjejë guximin të flasë, ashtu siç ka folur edhe Vasfije Krasniqi, foli në Kosovë, në Kongresin Amerikan, në Parlamentin e Italisë dhe kudo që i jepet mundësia në botë. Asnjëherë nuk është vonë për të raportuar rastet sepse vetëm me angazhim dhe bashkëpunim konkret mund të sigurohet drejtësi për viktima dhe të kërkohet përgjegjësi nga kriminelët e udhëhequr nga shteti i Serbisë”, tha ai.

“Përpos dhunës seksuale që kanë kryer në Kosovë, spastrimit etnik dhe gjenocidit që kanë kryer serbët kanë kryer edhe rreth 400 masakra anekënd Kosovës ku kanë vrarë 1 mijë e 300 fëmijë vetëm pse ishin shqiptarë, realisht në një formë apo tjetër ka ndodhur një amnisti e heshtur e drejtësisë ndërkombëtare përballë shtetit të Serbisë dhe kriminelëve që kryen krime në Kosovë. Përpos që kërkojmë drejtësi duhet kërkojmë edhe përgjigje se pse është kjo heshtje e faktorëve ndërkombëtarë.Për 10 vite ishte administratën e UNMIK-ut këtu, asnjë i dënuar për dhunën seksuale, Tirbunali i Hagës as nuk është marrë me këto çështje, EULEX ka bërë përpjekje, prandaj viktimat jo vetëm që kanë nevojë për mbështetje nga ne, jo vetëm që duhet respektuar dhe nderuar por kërkojmë edhe drejtësi. Adresa ku kërkojmë drejtësi është e qartë, është Beogradi zyrtar”, përfundoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat