Mediat serbe i bëjnë jehonë shpalljes së fletë-arrestit ndërkombëtar për Milan Radojçiç

Aktuale

Mediat serbe i bëjnë jehonë shpalljes së fletë-arrestit ndërkombëtar për Milan Radojçiç

Nga: Fatmir Beka Më: 2 korrik 2019 Në ora: 08:47
Milan Radojçiç

Gjykata në Prishtinë ka publikuar  fletë-arrestin ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe Milana Radoiçiç që dyshohet se është i implikuar në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviç, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Prokurori në Prishtinë që merret me hetimin e vrasjes së liderit të serbëve në veri Oliver Ivanoviç ka deklaruar se ka lëshuar fletë-arrestin ndërkombëtar për arrestimin e Radoiçiçit u dyshimtë  për vrasje që fshihet në Serbi.

Si dihet shkruajnë mediat, Kosova nuk është anëtare e Interpolit, ndërkohë që kohë më parë Radoiçip ka ofruar që të merret në pyetje në Beograd, por prokurori I çështjes Sylë Hoxha ka refuzuar këtë.

 Sipas  mediave serbe mësohet se prokuroria është në kërkim edhe të Zvonko Veselinoviq pas zgjerimit të hetimeve rreth tij dhe dokumenteve që janë lejuar edhe nga EULEX-i.

Prokuroria dhe Gjykata në Prishtinë edhe për Zvonko Veselinoviqin ka lëshuar një vendim për arrestimin e tij.

Ai dyshohet nga prokuroria për organizimin e veprimeve kriminale dhe rrezikimin e personelit të OKB-së dhe vrasjen e Ivica Rajiçiç në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat