Milaim Zeka zbulon diçka të rrezikshme për Veriun e Kosovës

Aktuale

Milaim Zeka zbulon diçka të rrezikshme për Veriun e Kosovës

Nga: D.RR Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:33
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tash kryetar i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se mund të përsëritet viti 2004 në Veri të Mitrovicës.

Ai thotë se me këto lojëra do të pësojnë më së shumti qytetarët e Kosovës, ndërsa për taksën thotë se po përdoret vetëm për vota dhe propagandë patriotike.

Postimi i plotë:

Po luajme me veten sikur me 2004

Lidershipi i Kosoves po tallet me shtetin e ndertuar ne menyren me te keqe. Po tallen ma shume me shqiptare se sa me serbe. Skenat e veriut te Mitrovices dhe enklavave serbe, shtrenjte kane per t’i paguar qytetaret e Kosoves. Keta lider politik po e izolojne ne extrem Kosoven, po edhe po provokojne lufte qytetare.

Ambasadate e huaja ne Kosove jane te shokuara nga mungesa totale e pergjegjesise te lidereve tane. Kush ne fije nuk po na bjen. Çmimi ka me qene teper i larte. Taxa po perdoret vetem per vota dhe propogande patriotike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat