Haziri: 2 Korriku i vitit 1990 është gurthemel, mbi bazat e së cilës u ndërtua pavarësia e Kosovës

Aktuale

Haziri: 2 Korriku i vitit 1990 është gurthemel, mbi bazat e së cilës u ndërtua pavarësia e Kosovës

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:55
Lutfi Haziri

Nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri me rastine e 29 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut ka thënë se, 2 korriku i vitit 1990 shënon ditëlindjen e Pavarësisë së Kosovës.

“2 korriku i vitit 1990 shënon ditëlindjen e Pavarësisë së Kosovës dhe ditën kur vullneti popullor u deklarua nga të zgjedhurit. Heronjtë e 2 korrikut, delegatët e Kuvendit të Kosovës, duhet t’i nderojmë e falënderojmë për aktin më madhor që bënë në kushte okupimi. 2 Korriku i vitit 1990 është gurthemel, mbi bazat e së cilës u ndërtua pavarësia e Kosovës” ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat