Burjani: PDK ka interesa nga kjo qeveri, andaj nuk e do rrëzimin e saj

Aktuale

Burjani: PDK ka interesa nga kjo qeveri, andaj nuk e do rrëzimin e saj

Nga: A.SH Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:54
Blerim Brujani

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se rrëzimin e kësaj qeverie nuk e do PDK-ja, përcjell "Bota sot".

“PDK nuk e do rrëzimin e kësaj qeverie që zvarritet nëpër korridore të institucioneve të shtetit, defakto është e rrëzuar, por dejure mbetet duke u zvarrit dhe duke emituar punën e një qeverie që nuk funksionon, me një kuvend jo funksional”.

Sipas tij, ende nuk ka interes që të rrëzohet kjo qeveri për shkak se PDK i ka interesat e veta të mbrojtura ekonomike, nepotiste, korruptive.

“Kjo qeveri vazhdon të zhvat pasuritë publike duke kontrolluar edhe procesin e privatizimit, ndërmarrjet publike dhe punësimin familjar dhe partiak”.

Ky kryeministër e di se nuk ka kapacitet për të qeverisur por deshirën e ka të madhe për një bajraktarizëm fisnor, pa dije por me inati për të mbajtur pushtet pa kapacitet, po mbi të gjitha interesat ekonomike i ka të mëdha, shprehet Burjani.

Ai më tej tha se, ka shumë gjëra këtu pse PDK nuk e rrëzon këtë qeveri, që po ashtu ka 24 zyrtarë të lartë nëpër procese gjyqësore po ashtu AAK ka 9 persona dhe priten të hapen aktakuza edhe ndaj kryetarëve të komunave të këtij subjekti të pa aftë por zhvatës dhe korruptivë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat