“Qytetarët e Kosovës janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e ofruar”

Aktuale

“Qytetarët e Kosovës janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e ofruar”

Nga: M.H Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:15
ilustrim

Në vitin 1776, 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike. Dhe me 4 Korrik shënohet dita e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe.

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 243-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Lidhur me këtë ngjarje Analisti politik Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” tha se kjo datë është një prej datave më të rëndësishme për njerëzimin dhe që nga ajo kohë kombi i madh amerikan ndërtoi shtetin më të fuqishëm në botë.

“4 korriku është një prej datave më të rëndësishme të njerëzimit, pasi që në këtë dite u miratua deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nga ajo kohe, kombi i madh amerikan ndërtoi shtetin më të fuqishëm në botë të bazuar në vlerat me te avancuara humane, duke e bërë atë simbol të lirisë dhe demokracisë globale.

Image
Faik Krasniqi

Qytetarët e Kosovës janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e ofruar. Shqiptarët mbesin populli me proamerikan në botë. Zoti e bekoftë SHBA-në dhe popullin amerikan”, përfundon Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat