Pacolli: Ua thashë edhe në Samitin e Poznanit - dyert e Kosovës janë të mbyllura për ata që nxisin urrejtje

Aktuale

Pacolli: Ua thashë edhe në Samitin e Poznanit - dyert e Kosovës janë të mbyllura për ata që nxisin urrejtje

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:25
Behgjet Pacolli në Poloni

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur lidhur me ndalimin e vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë, duke thënë se ata që nxisin urrejtje nuk mund të hyjnë në Kosovë.

Pacolli ka thënë se e ka përmendur këtë çështje në Samitin e Poznanit i cili po mbahet në Poloni dhe se askush që nxitë urrejtje nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

“Kam qenë i qartë sot dhe dy herë e kam përmendur dhe nënvizuar që deri sa Serbia të ketë qasje distruktive ndaj Kosovës dhe përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe vjen për të prodhuar urrejtje dhe nxitur përçarje mes njerëzve, atëherë Kosova do t’i mbajë dyert e veta të mbyllura. Nuk do të ketë akces në Kosovë askush që vjen dhe do ta destabilizojë Kosovën. Edhe disa takime bilaterale që pata pas konferencës unë mora mbështetje sepse askush nuk e duron një gjë të tillë dhe për Kosovën janë të mbyllura dyert për secilin që prish rendin dhe nxit urrejtje”

Ndër të tjera, Pacolli tha se askush nuk e duron një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat