Ramadani pas kërcënimit të gazetares: Kthimi i gjuhës së urrejtjes sikurse në vitet 80-ta

Aktuale

Ramadani pas kërcënimit të gazetares: Kthimi i gjuhës së urrejtjes sikurse në vitet 80-ta

Nga: Z.B Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:29
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar pas kërcënimimit të gazetares, Zana Cimili, ai ka thënë se ky kërcënim është I papranueshëm dhe meriton reagime nga të gjitha instancat edhe ato ndërkombëtare, përcjell “Bota sot”.

Ramadani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook I cili ka shkruar se urrejtja e shfaqur në këtë kërcënim paraqet shqetësim serioz

Ndryshe, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka marrë me shqetësim njoftimin e korrespondentes së televizonit regjional N1 në Kosovë, Zana Cimili, për kërcënimet me jetë që ka marr përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

Kërcënimi ndaj gazetares Zana Cimili është i papranueshëm dhe meriton reagim nga të gjitha instancat edhe ndërkombëtare.
Urrejtja e shfaqur në këtë kërcënim paraqet shqetësim serioz dhe domosdoshmëri për ndryshim të përhershëm të politikave hegjemone.
Kthimi i gjuhës së urrejtjes sikurse në vitet e 1980-ta është i turpshëm dhe i dënueshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat