Puna e përditshme me NALT-in, ndihmon Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Aktuale

Puna e përditshme me NALT-in, ndihmon Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Nga: Z.B Më: 5 korrik 2019 Në ora: 14:28
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se është takuar me Gjeneral Brigarde Michael Oberneyer,njëherësh drejtor I NALT-it, i cili ka marrë detyrën pak ditë më parë, përcjell “Bota sot”.

Ramadani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se puna e përditshme me NALT-in, ndihmon Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Tutje, ai ka thënë se puna jonë e përditshme me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) ka bërë që Minsitria e Mbrojtjes dhe FSK-ja të jenë vazhdimisht më profesionale.
 

Postimi i plotë:

Puna e përditshme me NALT-in, ndihmon Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Kosova është e përkushtuar në thellimin e raporteve me NATO-n dhe mekanizmat e saj në vendin tonë, duke pasur objektiv politik dhe popullor anëtarësimin e plotë në Aleancën Veri-Atlantike.

Sot, prita në takim të parë Gjeneral Brigarde Michael Oberneyer, Drejtor I NALT-it, i cili mori detyrën pak ditë më parë.
Puna jonë e përditshme me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) ka bërë që Minsitria e Mbrojtjes dhe FSK-ja të jenë vazhdimisht më profesionale.
I shpreha mirënjohje Gjeneralit Oberneyer për punën e deritashme të NALT-it në Kosovë dhe po ashtu derën tonë të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat