Themeluesi i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se pasi Telekomi iu nënshtrua një hetimi nga Komisioni hetimor parlamentar, radhën e ka një tjetër ndërmarrje publike.
Ai tha se ka filluar dje mbledhja e nënshkrimeve për formimin e një komisioni hetimore për Radio Televizionin e Kosovës.
“Kam fillu grumbullimin e nënshkrimeve për ta filluar një komision hetimor për RTK-ën. Do t’i hyjmë Radio Televizionit të Kosovës e pastaj edhe KEK-ut”, u shprehë Zeka.