Ischinger: Udhërrëfyes për Ballkanin – Evropa duhet të vijë me një plan për zgjidhjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Ischinger: Udhërrëfyes për Ballkanin – Evropa duhet të vijë me një plan për zgjidhjen Kosovë-Serbi

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:42
Wolfgang Ischinger

Evropa nuk mund t’ia lejojë vetes që të presë Serbinë dhe Kosovën që të dalin me një zgjidhje.

Dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, një zgjidhje në mes të Beogradit dhe Prishtinës mbetet e pakapshme dhe frustrimi shkon duke u rritur në rajon.

Evropa nuk mundet që të lejojë më gjatë që të presë dhe të shpresojë që kjo çështje të marrë drejtim vet. Një konflikt i pazgjidhur në zemër të Evropës është një rrezik i papranueshëm gjeopolitik – veçanërisht në një kohë të trazirave globale.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u morën më këtë çështje në fillim të vitit, kur ftuan liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin në fund të prillit. Por që bisedimet nuk nxorën atë që rajoni ka nevojë për të: një plan real për integrimin e tyre në strukturat e Bashkimit Evropian.

Franca dhe Gjermania do të kenë një mundësi tjetër për t’u marrë me këtë problem në një takim tjetër, edhe Procesin e Berlinit që mbahet në Poloni më 5 korrik. Ata urgjentisht duhet që të bëjnë progres real.

Serbia dhe Kosova e kanë të pamundur që të vijnë me një zgjidhje “indigjene” për problemin, sikur ajo në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut që u arrit në vitin e kaluar për mosmarrëveshjen rreth emrit.

Përtej marrëveshjes së pakapshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, BE ka një rol të rëndësishëm për të nxitur zhvillimin e ekonomisë në rajon.

Kjo nënkupton se Evropa duhet të vjen me një plan – ai mund t’iu paraqitet autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës. Dhe ai plan duhet të përkrahet me këmbëngulësi.

Marrëveshja e Dejtonit për Paqen më 1995 – megjithë që nuk ishte e përsosur si kornizë politike për një shtet funksional – është një shembull i mirë i llojit të diplomacisë që duhet ndjekur në dialogun Kosovë-Serbi. Që kjo marrëveshje të arrihej u krijua “grupi i kontaktit” në mes të akterëve kryesorë që synonin t’i jepnin fund luftës në Bosnjë: BE, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, plus Amerika dhe Rusia.

Konteksti dhe rasti i sotëm janë të ndryshme, natyrisht – nuk bëhet fjalë për përfundim lufte, bëhet fjalë për integrimin e rajonit në BE. Por akordi i 1995-ës ka një dallim të madh me Evropën: Derisa blloku duhet të marrë rolin kryesor në negociata, ka poashtu për të koordinuar nga afër për akterët, përfshirë Uashingtonin dhe Moskën, të cilat poashtu kanë interesat e tyre strategjike në rajon.

BE gjithashtu duhet që të punojë me Turqinë – e cila luan rol kyç në të gjitha vendet e rajonit që dominohet nga popullsia myslimane – dhe Kina që “rripi dhe rruga inciatore” e bëjnë një lojtar më rëndësi në këtë zonë.

Evropa duhet të këmbëngul në caktimin e disa kushteve. Kosova duhet të pajtohet me pozicionin koherent negociator dhe të suspendojë tarifat e njëanshme që i ka vënë ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja. Serbia për pjesën e saj, duhet të ndalojë kampanjat globale të “cnjohjes” së pavarësisë së Kosovës dhe t’u japë fund përpjekjeve për të bllokuar hyrjen nëpër organizata ndërkombëtare.

Ky projekt nuk lidhet me bamirësi por me promovimin e interesave evropiane, për shembull kompletimin e projekteve infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor të cilat janë vitale për lidhjen strategjike të BE-së.

Në vend që të lihen liderët lokalë që të marrim para nga Kina për investime, BE duhet t’iu sigurojë qeverive fondet e nevojshme dhe të këmbëngulë që ato të ndjekin rregullat e bllokut për prokurim dhe tregti transparente.

Vendet e rajonit duhet të kuptojnë që suksesi i bashkëpunimit ndërkufitar është bileta për afrim me BE-në. Tregu rajonal i integruar ngushtë nuk është “dhomë pritjeje” nga e cila ata kurrë s’do të dalin; por do t’ua rris prosperitetin dhe t’i ndihmojë ata që më lehtë të përmbushin kriteret e mundshme për bashkim me BE-në.

BE duhet poashtu të investojë në rendin dhe ligjin e rajonit. Qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet që të bëjnë përpjekje më të mëdha në luftimin efektiv të kleptokracisë dhe BE t’i ndihmojë ata që ta arrijnë këtë.

Ndoshta më e rëndësishmja, BE dhe vendet anëtare të saj duhet që të forcohen dhe të mbështesin shoqërinë civile në rajon në kërkesat për transparencë dhe llogaridhënie të liderëve lokal. Për një stabilitet të vërtetë afatgjatë rajonit i duhet një shoqëri civile e fortë që ata që janë në pushtet të arrijë t’i kontrollojë.

Evropa e ka udhërrëfyesin se si të bëhet kjo: Strategjia e Zgjerimit e Komisionit Evropian për vitin 2018 përmban një listë të gjatë me rekomandime të dobishme dhe reale se si të mbështetet konsolidimi ekonomik dhe demokratik i rajonit. Fatkeqësisht BE ka injoruar edhe këshillat e saja.

Është gjithashtu për keqardhje që BE ka vendosur që ta shtyjë nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për bashkim në BE, pavarësisht zotimeve të mëhershme nga qeveritë kombëtare dhe rekomandimeve të Komisionit të Evropës.

Për ta treguar vullnetin e mirë, BE duhet që së paku të angazhohet për liberalizim të vizave për Kosovën pa shtyrje të mëtejme.

Nëse BE nuk mund që të ofrojë një rrugë kredibile për pranim, ajo do të humbasë leverixhin që ka në rajon. Kushtet për t’u siguruar duhet të jenë të prera. Por duhet edhe që të jenë të drejta: kur vendet të përmbushin kriteret e vëna nga BE, ato nuk duhet të tërhiqen pas prej konsideratës nga kryeqytetet kombëtare. Për ta treguar vullnetin e mirë, BE duhet që së paku të angazhohet për liberalizim të vizave për Kosovën pa shtyrje të mëtejme.

Franca dhe Gjermania e dinë mirë se ato nuk mund të shpresojnë që ta zgjidhin mosmarrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i ofruar rajonit mundësinë e nisjes së bisedimeve për bashkim në BE. Nëse ato nuk përcojnë sinjalin pozitiv që tash, takimet e ardhshme mund të përfundojnë me frustrim dhe rritje të armiqësisë.

Wolfgang Ischinger është kryetar i Konferencës së Sigurisë në Munich. Ai është ish ambasador i Gjermanisë në SHBA dhe ka qenë kryenegociator i Gjermanisë në bisedimet për Marrëveshjen e Dejtonit më 1995 dhe përfaqësues i BE në bisedimet për të ardhmen e Kosovës më 2007.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat