Tha se do të doktorojë së shpejti, por Lladrovcin e quajnë “çoban”

Aktuale

Tha se do të doktorojë së shpejti, por Lladrovcin e quajnë “çoban”

Nga: A.ZH Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:53
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka folur mbrëmë në një emision televiziv për të arriturat e tij akademike.

Ai ka thënë se në shkollën fillore ishte nxënës shembullor.

“Notat i kam pas shembullore. Por, në klasën e shtatë, në moshën e pubertetit m’kishin pas ra dy nota. Një tresh e kam pas në fizikë dhe në matematikë një katërshe”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka treguar se brenda dy-tre muajve do të doktorojë.

“Tash edhe pak po doktoroj. Për njo dy tre muaj”, ka zbuluar kryetari i Drenasit.

E me të arriturat akademike të Lladrovcit, ka ironizuar analisti politik Faik Krasniqi. Ai në një postim në Facebook, e ka quajtur “çoban” Lladrovcin, përcjell Bota sot.

“Ramiz Lladrovci, doktor shkence. E ardhmja e këtij vendi në doren e këtij çobani. Me qajt apo me qesh?”, ka shkruar Krasniqi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat