Tërboi serbët duke bërë shqiponjën, ja çka shkruajnë në Zvicër për “Missin e Serbisë”

Aktuale

Tërboi serbët duke bërë shqiponjën, ja çka shkruajnë në Zvicër për “Missin e Serbisë”

Nga: A.ZH Më: 7 korrik 2019 Në ora: 08:47
“Missi i Serbisë” duke bërë shqiponjën

“Missi i Serbisë” Irina Jovanka javën e kaluar bëri shqiponjën dykrenare me duar në një konkurs bukurie në Kosovë.

Mediat serbe e cilësuan këtë veprim të Jovankas si “skandal” dhe si provokim.

E për raportimet e mediave serbe, ka shkruar një artikull edhe mediumi zviceran “20 minuten”, përcjell Bota sot.

“Veprimi i "Miss Serbisë" Irina Jovanka shkaktoi një skandal në një konkurs bukurie në Kosovë javën e shkuar. Në skenë ajo formoi duart e saj në një shqiponjë dykrenare. Që atëherë, ka nisur një stuhi në lidhje me 24-vjeçaren”, shkruan “20 minuten”.

 

Sipas këtij mediumi, shumë media serbe kritikuan sjelljen e saj.

“«Skandaloze» shkruan «telegraph.rs». "Kurir.rs" e përshkruan incidentin si "një skandal që nuk ka ndodhur kurrë më parë". Arsyeja: Për shumë serbë, shqiponja dykrenare konsiderohet simbol i Shqipërisë së Madhe dhe perceptohet si një provokim”, shkruan më tej medium.

«Një shenjë respekti»

24 vjeçarja e lindur në Vjenë ka thënë për «heute.at», se ajo bëri shqiponjën vetëm një shenjë respekti.

"Të tjerët e kanë bërë këtë. E bëra. Pse jo? Po të mos e kisha bërë këtë, atëherë pala shqiptare do të ishte lënduar. Pse nuk e bën një serb? Sepse unë isha në Kosovë. Nëse do të kisha treguar tri gishta, siç prisnin serbët, kjo nuk do të ishte e drejtë”, ka thënë Jovanka, duke justifikuar vendimin e saj, përcjell Bota sot.

“20 minuten” përmend se si vitin e kaluar, lojtarët shqiptarë të kombëtares zvicerace Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka si dhe kapiteni i ekipit Stephan Lichtsteiner, shkaktuan debat gjatë ndeshjes së Kupës së Botës kundër Serbisë, duke festuar golat e tyre me shqiponjë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat