Agim Veliu deklarohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe aksionin opozitar në shtator

Aktuale

Agim Veliu deklarohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe aksionin opozitar në shtator

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:06
Agim Veliu

Polemikat pozitë-opozitë me në qendër LDK-në gjatë ditëve të fundit kanë trazuar skenën politike në vend.

Një reagim për këtë çështje ka ardhur  edhe nga kryetari i Podujevës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu .

Ai në një bisedë ka theksuar se LDK-ja nuk ka asnjë problem me zgjedhjet dhe se gjithçka po shkon mirë me këtë proces.

“Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë jemi krejt në fund ,disa degë janë në prag të mbajtjes së kuvendeve dhe ne do ta përfundojmë procesin zgjedhor brenda LDK-së pastaj do të shkojmë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike .”

Edhe nënkryetari Veliu ka pohuar se në vjeshtë do të ketë një aksion opozitar për rrëzimin e qeverisë .

“Jemi duke biseduar me të gjithë partnerët tanë që të na mbështesin në këtë nismë ,edhe do të përgatitemi që do të dozojmë mocionin e mosbesimit për qeverinë ,dhe nga vjeshta do të kemi lëvizje”

Më herët edhe nga eksponentë të tjerë të lartë të LDK-së është konfirmuar për një mobilizim opozitar në shtator për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat