Moti i ligë pamundëson aterimin e aeroplanit të Vjenës në Prishtinë, ulja u bë në Tiranë - Bota Sot
Moti i ligë pamundëson aterimin e aeroplanit të Vjenës në Prishtinë, ulja u bë në Tiranë

Aktuale

Moti i ligë pamundëson aterimin e aeroplanit të Vjenës në Prishtinë, ulja u bë në Tiranë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 00:25
Aeroporti i Prishtinës

Pas disa ditë radhazi ku në vendin tonë mbretëruan temperaturat e larta, pasditja u karakterizua me reshje të mëdha të shiut.

Shiu jo vetëm që përmbyti shumë rrugë, e krijoi tollovi në trafikun rrugor, por ka ndikuar edhe në atë ajror.

Aeroplani i linjës Austrian Airlines i cili po vinte nga Vjena në Prishtinë, për shkak të motit të keq nuk ka mundur të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar “ADEM JASHARI”.

Media mëson se aeroplani ka bërë uljen në Aeroportin e Tiranës në Rinas. Ndërsa është duke u bërë planifikimi i ardhjes së pasagjerëve në Prishtinë.

Ndryshe i njëri aeroplan sipas planifikimit do të duhej të arrinte në aeroportin e Prishtinës në orën 11:05.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...