Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Aktuale

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përurojnë ambientet e rinovuara të Kardiologjisë Invazive. (Kardiologjia Invazive në QKUK, ora 09:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të pres në takim një delegacion të sipërmarrësve nga Republika e Turqisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 09:45)
Lëvizja FOL mban eventin e një vjetorit të lansimit të “Portalit të prokurimit të hapur dhe transparent”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)   

Mbahet takimi konstituiv i TaskForcës Shtetërore Kundër Narkotikëve tek të rinjtë dhe Siguri në Shkolla. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 10:00)

Me rastin e hapjes së pikës së tretë të njërit ndër rrjetet më të mëdha të supermarketeve në botë të Swiss Mall në Prishtinë, mbahet një konferencën e organizuar nga SPAR Kosova. (Hotel “Emerald”, ora 10:30)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N2. (Afër “Valoni Petrol” në Veternik, ora 10:30) 

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Dr. Ilirjana Bajraktari, eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha do të raportojë para Komisioni për Punë të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat