Përfaqësues të OAK takohen me shefin e GP të Nismës

Aktuale

Përfaqësues të OAK takohen me shefin e GP të Nismës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:27
Pamje nga takimi

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me shefin e Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Në këtë takim u diskutuan problemet me të cilat po përballen bizneset dhe mënyrat se si bashkërisht të kontribuojnë në tejkalimin e tyre.

Kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi tha se qëllimi kryesor i këtij takimi është shpalosja e problemeve të cilat po e pengojnë zhvillimin e vendit.

Krasniqi theksoi disa nga sfidat të cilat OAK i ka evidentuar e ndër të cilat ishin: Ligji për Pushimin e Lehonisë ku bizneset paguajnë 2 paga për një vend pune, fusha e minierave dhe mineraleve dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet ky sektor sa i përket udhëzimeve administrative të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe që po e pengojnë zhvillimin e këtij sektori, dispozitat e ligjit të punës si dhe krijimi i ofertave për bizneset qoftë ato vendore apo investitorë të huaj.

Krasniqi theksoi se në mënyrë që Kosova të ketë zhvillim ekonomik duhet të rregullohen problemet ligjore dhe qeveria të ndërmarr hapa konkret drejt përmirësimit të klimës së të bërit biznes në vend.

Sherifi premtoi se do të ofrojë përkrahje ndaj kërkesave të ngritura dhe do t'i adresojë këto çështje sa më shpejt, duke mbështetur iniciativat, të cilat ndikojnë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat