Mimoza Kusari i reagon Ana Brnabiç-it

Aktuale

Mimoza Kusari i reagon Ana Brnabiç-it

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:13
Mimoza Kusari

Deputetja e partisë ‘Alternativa’ në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, për  Masakrën e Srebernicës.

Ajo në një postimi në Facebook, ka shkruar edhe për krimet serbe në Kosovë, u ka shtuar se edhe pas 20 viteve “është e njëjta kastë politike në Serbi, e ri-definuar nga ata vetë, por pa asnjë pendim dhe kërkim falje për krimet në Kosovë, që synon të arrin marrëveshje me Kosovën”.

Postimi i plotë:

Prej nesër, 11 Korrik, deri me 22 korrik do të përkujtohet 24 vjetori i masakrës më të rëndë në Evropë, që nga lufta e dytë botërore, Masakra e Srebernicës.

Për dhjetë ditë u masakruan dhe u vranë 8373 djem dhe burra boshnjak nga forcat militare serbe te udhëhequra nga Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç.

 

Pas Bosnjës, vite më vonë ndodhi lufta e Kosovës, e për të mos ndodhte një Srebernicë tjetër, NATO bombardoi forcat serbe në Kosovë, në ndihmë popullatës së pambrojtur civile.

Sot 20 vite pas, është e njejta kastë politike në Serbi, e ri-definuar nga ata vetë, por pa asnjë pendim dhe kërkim falje për krimet në Kosovë, që synon të arrin marrëveshje me Kosovën. 13 mijë të vrarë janë në luftën e Kosovës, asnjë kërkim falje dhe asnjë reflektim.

Ende më keq, Kryeministrja e Serbisë sot ka deklaruar se nuk shkon në Srebernicë pasi duhet të ndalen së kthyeri në "keqkuptim nga e kaluara"!!!

Brnabiç, masakren zyrtarisht të kualifikuar gjenocid e quan "keqkuptim"!!!

Me këtë mendësi të Serbisë, KURRË nuk do të ketë mirëkuptim në Ballkan!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat