FSK furnizohet me batanije dhe mbulesa, kaq para kushtojnë!

Aktuale

FSK furnizohet me batanije dhe mbulesa, kaq para kushtojnë!

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 23:05
FSK

Ministria e Mbrojtjes për këtë muaj ka finalizuar kontratën e radhës.

Ministria e cila udhëhiqet nga Rrustem Berisha ka kurorëzuar një kontratë e cila furnizon me batanije dhe me mbulea Forcen e Sigurisë së Kosovës për tre vite radhazi.

Kontrata “Furnizim me batanije dhe mbulesa për nevoja të FSK-së”, këtij dikasteri qeveritar i ka kushtuar dukshëm financiarisht.

Në kontratën e publikuar bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 188.425,00 euro.

Tutje në përshrimin e kontratës thuhet: AK i MM-së, ka për qëllim që të lidhë një kontratë kornizë tri vjeçare , me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej Furnizimin me batanije dhe mbulesa për nevoja të FSK-së sipas specifikave teknike të dhëna në DT. Furnizimet do te bëhen sipas përshkrimeve teknike dhe sasive të dhëna në DT. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat