Ivanoviç akuzon Prishtinën se planifikon të dëboj mjekët pastaj pas tyre edhe popullin

Aktuale

Ivanoviç akuzon Prishtinën se planifikon të dëboj mjekët pastaj pas tyre edhe popullin

Nga: Fatmir Beka Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:49
Ilustrim

Me ndalimin e hyrjes në Kosovë të mjekëve nga Akademia e Medicinës Ushtarake nga Beogradi është rrezikuar jeta e pacientëve në Mitrovicë ka thënë drejtori i Qendrës Klinike të Spitalit Milan Ivanoviç, duke njoftuar se shërimi i pacientëve që kishin kontroll të caktuara është pamundësuar pas sjelljes së Prishtinës, shkruan “B92”  përcjell “Bota Sot.

"Ky është një precedent, ndërsa Prishtina nuk dëshiron një spital ku serbët mund të punojnë dhe shërojnë. Këtë e dëshmuan edhe kësaj radhe edhe në të kaluarën kur kanë dashur të marrin spitalin duke sjell këtu qindra punëtorë shëndetësor e jo shëndetësor me qëllim që të na dëbojnë nga këtu” ka thënë Ivanoviç.

Sipas tij qëllimi i institucioneve në Prishtinë është i drejtuar në “ vështirësimin dhe rrezikimin e shërimit dhe jetës së pacientëve në spital në Mitrovicë ".

"Qëllimi i institucioneve të drejtuara nga Thaçi dhe Haradinaj është që serbët të dëbohen nga spitali, ku pas mjekëve do shkonte edhe populli ", tha Ivanoviç dhe shprehu shpresën se " bashkësia ndërkombëtare do ndikoj që në këtë qark humanitar mos të merren masa drastike dhe represive ".

Ai ka thënë se “ jeta dhe shërimi janë rrezikuar edhe nga masat jo civilizuese ndaj mallrave serbe ".

"Pas vendosjes së taksave nga Prishtina që janë sanksione ndaj serbëve jemi përball me probleme edhe shqetësim të qytetarëve tanë. Edhe sot e kësaj dite ka pasiguri dhe mungesë furnizimi por fal organeve të Serbisë dhe Vuçiqit furnizimi është përmirësuar ", tha Ivanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat