Veseli propozon ministrin e ri për Inovacion, thotë se PDK do ta luftojë krimin e organizuar - Bota Sot
Veseli propozon ministrin e ri për Inovacion, thotë se PDK do ta luftojë krimin e organizuar

Aktuale

Veseli propozon ministrin e ri për Inovacion, thotë se PDK do ta luftojë krimin e organizuar

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 10:51
Kadri Veseli dhe Muzafer Shala

(E plotësuar) -Muzafer Shala është personi që Partia Demokratike e Kosovës i propozon kryeministrit të Kosovës për ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli të shtunën përmes një konference për media, ku tha se Shala ka potencial për të bërë bashkëpunimin e duhur në mes të botës akademike dhe industrisë.

Aty Veseli tha se janë të përkushtuar të luftojnë deri në fund nepotizmin dhe krimin e organizuar.

Pasi liroi nga detyrat të gjithë personat që kanë aktakuza, në mesin e tyre edhe Besim Beqajn i cili drejtonte Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Kadri Veseli prezantoi sot Muzafer Shalën që të zë atë post.

Ai tha se Shala ka potencial t’i ofrojë të rinjve kushtet e nevojshme dhe mjedisin e përshtatshëm për realizimin e ëndrrave të tyre.

Veseli: Kosova ka shumë njerëz premtues, duhet t’i mbajmë rininë këtu

“Ne kemi shumë njerëz premtues në Kosovë. Fatkeqësisht disa prej tyre po e lëshojnë vendin, qëllimi ynë është që ta ndalim zbrazjen dhe t’i japim shansë rinisë sonë dhe arsye për të qëndruar këtu. Një mjedis që i siguron rinisë sonë kushte dhe programe për ti realizuar ëndrrat e tyre, për të implentuar idetë e tyre inovative, definitivisht do ti bind ata për të qëndruar këtu. Ky është misioni ynë, sot po propozojmë për emërim në pozitën e ministrit dikë që ka potencial ,për ta bërë bashkëpunimin e duhur ndërmjet botës akademike dhe industrisë nga njëra anë, dhe për tu ofruar të rinjve kushtet e nevojshme dhe mjedisin e përshtatshëm,”, tha Veseli.

Shalën e quajti akademik, specialiteti i të cilit tha se është implementimi i ideve inovative.

Ndërkohë tha se janë të vendosur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Veseli:  Do ta luftojmë nepotizmin deri në fund

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe promovimi i lirisë së shanseve të barabarta si mundësi dhe përgjegjësi qytetare, në mënyrë të veçantë për të rinjtë tanë inovatorë dhe ndërmarrës  do të jenë prioritete themelore të PDK-së. Nuk mund të na ndalojë asgjë dhe askush në këtë rrugëtim. Do ta luftojmë korrupsionin dhe nepotizmin deri në fund”, tha ai.

Ndërsa Muzafer Shala tha se do ta kryen punën me moral dhe nder.

Shala: Do të jem i përkushtuar me moral në punën si ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

“Unë do të jem i përkushtuar me nder, dhe moral, që me i shty përpara gjitha këto gjëra dhe ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ta krijojë si një derë të hapur ku të rinjtë mund të vinë dhe me i transformu ato dietë e të tjerëve si gjëra, dhe shërbime të Kosovës, por edhe regjionit dhe më gjerë”, tha ai.

Muzafer Shala është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe është pjesë e degës së PDK-së në Vushtrri. 

Në konferencën e sotme, Veseli deklaroi se Muzafer Shala është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it në Angli.

Kryetari i PDK-së tha se emërimi i Muzafer Shalës në pozitën e ministrit dërgon mesazhin e duhur se PDK u jep hapësirën meritore njerëzve të rinj dhe premtues.

Veseli propozon Muzafer Shalën ministër të ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar sot ministrin e ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën, i cili është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it, i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.

Muzafer Shala është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e PDK-së në Vushtrri. 

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha gjatë prezantimit të mi9nistrit të ri se Inovacioni dhe ndërmarrësia janë elementet kryesore të ekonomisë që synon Kosova.

“Njëri nga parimet kryesore për të krijuar ndërmarrësi dhe inovacion është bashkëpunimi adekuat në mes industrisë dhe botës akademike, së bashku me zhvillimin e kapitalit njerëzor. Ne kemi shumë njerëz premtues në Kosovë. Fatkeqësisht shumë prej tyre po e lëshojnë vendin; qëllimi jonë është që ta ndalim zbrazjen e trurit dhe t’i japim rinisë sonë arsye për të qëndruar këtu. Një mjedis që i siguron rinisë sonë kushte dhe programe për t’i realizuar ëndrrat e tyre, për të implementuar idetë e tyre inovative - definitivisht do t’i bindë ata për të qëndruar. Ky është misioni jonë”, tha Veseli.

 Ai tha se ministri i ri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka potencial për ta bërë bashkëpunimin e duhur ndërmjet botës akademike dhe industrisë nga njëra anë, si dhe për t’i ofruar të rinjve kushtet e nevojshme dhe mjedisin e përshtatshëm nga ana tjetër, në mënyrë që të sendërtohen ëndrrat e tyre.

Kreu i PDK-së tha se emërimi i Muzafer Shalës në pozitën e ministrit po ashtu dërgon mesazhin e duhur se PDK i jep hapësirën meritore njerëzve të rinj dhe premtues.

“Do të ketë akoma më shumë hapësirë në politikën tonë për njerëzit e shkathtë dhe të talentuar, dhe pikërisht PDK-ja është platforma e tyre. Njerëzit premtues që duan t’i shfrytëzojnë cilësitë e veta intelektuale, profesionale dhe morale, për ta zhvilluar e promovuar shtetin tonë, do ta kenë vendin meritor në PDK. PDK është e vetmja parti që jep mundësi reale për njerëzit e rinj dhe premtues”, tha Veseli.

“Ne do të vazhdojmë të promovojmë njerëz të rinj, ne do ta vazhdojmë luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit, dhe jam i bindur se bashkë me Muzaferin dhe të tjerët do ta udhëheqim Kosovën suksesshëm në Dekadën e Re”, tha Veseli.

Veseli mban konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po mban konferencë për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...