Imri Ahmeti bënë bashkë Abrashin dhe Borovcin - Bota Sot
Imri Ahmeti bënë bashkë Abrashin dhe Borovcin

Aktuale

Imri Ahmeti bënë bashkë Abrashin dhe Borovcin

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:02
Kuvendi i LDK-së

(E plotësuar) - Kuvendi i nëntë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka bërë bashkë pothuajse të gjithë njerëzit qendror të kësaj partie, në mesin e tyre edhe dy kundërshtarët, Hazir Borovci e Arban Abrashi. Kryetar i Lipjanit derisa i ftoi në skenë Abrashin dhe Borovcin, tha se ata kishin një incident momental, sipas të gjitha gjasave prodhuar nga të tjerët. Aty u tha se kuvendi i sotëm është madhështor dhe dëshmi se LDK po forcohet.

Në Kuvendin e nëntë të degës së LDK në Lipjan u vlerësua lartë puna e Imri Ahmetit në këtë komunë, por edhe në parti.

U tha se qasja e tij unifikuese dëshmon se seriozitetin dhe punën e madhe që bëhet brenda kësaj partie.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i cili edhe drejton degën e LDK-së në këtë komunë, tha se kuvendi i sotëm është më i veçantë meqë aty po marrin pjesë bashkë Arban Abrashi e Hazir Borovci.

Ahmeti: Incidentet ne LDK më gjasë të prodhuara nga të tjerët

“Sot pak më e veçanta ime  bashkë me ju është që i kemi dy miq, dy veprimtarë, dy njerëz që kanë peshë  në sferën politike, të dy kandidatët e një dege që sot i kemi bashkë dhe në shenjë respekti të ndërsjellë, për kundër të një incidenti momental i prodhuar sipas te gjitha gjasave nga të tjerët janë bashkë me ne kryetari aktual i degës së trete në Prishtine zotëri Borovci dhe zotëri Abrashi", tha ai.

E Borvoci bëri thirrje për unifikim brenda LDK-së.

Borovci: Nuk ka alternativë tjetër përveç unifikimit të LDK-së

“Ju përgëzoj për punën që po e bëni në komunë, ju përgëzoj për punën që po e bëni në degën e LDK-së, ju përgëzoj për këtë qasje unifikuese që po e bëni për Lidhjen Demokratike, që po e bëni për neve,po e bëni për qytetarët për Kosovën, ju uroj të gjithëve punë të mbarë në këtë kuvend. Dhe nga ky vend, nga ky kuvend, bëjë thirrje që ti kalojmë interesat personale, bëjë thirrje për një unifikim, s’ka alternativë tjetër përveç një unifikimi të brendshëm brenda LDK-së", tha Borovci.

Ndërsa Arban Abrashi ishte i shkurtë në fjalimin e tij para delegatëve të LDK-së. Ai tha se puna që bëhet në Lipjan garanton fitore dhe i ndihmon të gjithë LDK-së.

Pas ceremonisë, Abrashi deklaroi se raportet me Borovcin janë korrekte dhe me të kanë vetëm ndasi në mendime.

Abrashi: Me Borovcin kemi raporte korrekte

“Raporte korrekte (me Borovcin), pas asnjë problem ,tash gara është garë normal, dhe ajo pak u pa edhe sot, edhe si një gjest simbolik, por raportet janë të mira korrekte si dy veprimtar të LDK-së të cilët garojnë me rritë LDK-në... takohemi edhe në ngjarje tjera dhe takime të tjera, normale është, nuk është befasi që jemi bashkë”, tha Abrashi.

Për gjendjen aktuale në LDK dhe incidentet e ndodhura, Abrashi tha se ka pas incidente të izoluara dhe në përqindje tejet të vogël, por që kanë marrë publicitet të madh.

Ai tha se fillimi i shtatorit është koha ideale për dërgimin e mocionit për votim në Kuvendin e Kosovës.

Ai shpreson që edhe të tjerët do t’i bashkohen mocionit, meqë sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të mbahen sivjet.

E nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili edhe qeverisë me komunën e Podujevës, duk folur për incidentet brenda kësaj partie, tha se pushteti aktual ka bërë përpjekje që të njëjtat t’i shfrytëzojë për qëllime politike.

Veliu: Disa pakënaqësi në LDK, pushteti aktual synoi t’i shfrytëzojë për qëllime politike

“Zgjedhjet janë krejt në fund, mund ta japim një notë kaluese për gjithë procesin, me përjashtim pak incidente që kanë ndodh nëpër disa nëndegë, që edhe mund t’i arsyetojmë, sepse të mbash zgjedhje në një situatë të tillë, në një frymë të tillë, në mbi 1 mijë e sa nëndegë të LDK-së, dhe me një numër kaq të vogël të incidente, është për tu vlerësuar. Është një fat i mirë që edhe ato incidente që kanë ndodhur ne si kryesi, bashkë me kryesitë e degëve i kemi menaxhuar dhe besoj që fundi i procesit të zgjedhjeve të LDK-së do të jetë një fund i suksesshëm. Edhe pse edhe pushteti aktual edhe partitë politike bënë përpjekje që këto incidente të vogla, disa pakënaqësi nëpër disa nëndegë t’i shfrytëzojnë për qëllime politike, nuk e arritën”, tha Veliu.

Në Kuvendin e sotëm të degës së LDK-së në Lipjan pritet të zgjidhet kryetari dhe kryesia e degës.

Aty morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e figura të tjera të kësaj partie./G.

Arban Abrashi dhe Hazir Borovci bashkohen në një Kuvend të LDK-së

Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit, duket që iu ka ndikuar ndëshkimi që patën nga partia, pas rrahjes që ndodhi në këtë degën e III në Prishtinë, e që rezultoi edhe me disa të arrestuar.

Pas rrahjes në degën e Matit, kryesia e LDK-së kishte marrë vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t'i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së.  Ndërsa, pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.

Sot ata u panë bashkë në Kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Lipjan.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...