Deklarata e Buxhovit që i demanton të gjithë: Lufta e UÇK-së e shenjtë, heronjtë e vërtetë kanë vdekur – ja çfarë thoshte për Hashim Thaçin dhe Adem Jasharin

Aktuale

Deklarata e Buxhovit që i demanton të gjithë: Lufta e UÇK-së e shenjtë, heronjtë e vërtetë kanë vdekur – ja çfarë thoshte për Hashim Thaçin dhe Adem Jasharin

Nga: N.H Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:23
Jusuf Buxhovi

Një deklaratë e shkrimtarit të madh, Jusuf Buxhovi, se edhe në Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës kishte ‘të meta’, ka nxitur reagime të shumta në vend.

Mirëpo, se kishte të meta në luftën e UÇK-së, shkrimtari e kishte thënë edhe në të kaluarën, pra një mendim të tillë ai e kishte bërë të ditur edhe vite më parë.

Por, Jusuf Buxhovi, nuk lë pa përmendur edhe heronjtë e vërtetë të luftës së UÇK-së, për të cilët thoshte se ata kanë vdekur. Ndërsa, bënë më dije se lufta e fundit në Kosovë ishte e shenjtë.

Buxhovi gjithashtu në këtë intervistë të realizuar në vitin 2017, ka folur edhe për Hashim Thaçin dhe Familjen Jashari.

“Gjysma e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë qenë pjesë e LDK-së. Menjëherë pas Kuvendit të Tretë të LDK-së kaluan nga Kryesia e LDK-së edhe Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Hydajet Hyseni të gjithë këta kanë qenë në Kryesinë e LDK-së dhe kaluan në shtabin e UÇK-së. Edhe Familja Jashari ka qenë e angazhuar në LDK, pastaj në forma të ndryshme secili ka vepruar”, thoshte Buxhovi.

Ai mes tjerash në këtë intervistë, deklaron se lufta ka qenë e shenjtë, heronjtë e vërtet kanë vdekur ose kanë mbetur në forma të ndryshme të anatemuam.

Këtë deklaratë të Buxhovit mund ta shikoni nga minuta e 19:00 deri në minutën e 24:00.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e shenjtë nuk ka asnjë dilemë, por lufta ngërthen elemente të ndryshme. Në luftë përzihet gjithkush dhe normale që lufta mund të kthehet “boomerang”. Disa heronj në thonjëza të luftës, shumë prej tyre nuk janë heronj real, kjo po shihet, shikoni se si sot deklarohen, dhe e dyta nëse ti ke qenë hero, nuk guxon që paqen ta shkatërrosh. Këto gjera duhet t’i themi, nuk ka asgjë të keqe. Lufta ka qenë e shenjtë, heronjtë e vërtet kanë vdekur ose kanë mbetur në forma të ndryshme të anatemuam, ndërsa shumë komandantë janë kthyer në përfitues të paqes”, deklaronte shkrimtari Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat