Reagon edhe Xharra pas “furtunës” Buxhovi!

Aktuale

Reagon edhe Xharra pas “furtunës” Buxhovi!

Nga: A.ZH Më: 14 korrik 2019 Në ora: 11:56
Jusuf Buxhovi

Edhe publicisti nga Gjakova Fahri Xharra, i ka dalë në mbrojtje historianit Jusuf Buxhovi, për reagimet kundër tij, pas deklaratës se UÇK-ja ishte e drejtë, por jo e pastër.

Xharra ka thënë se zhurma e madhe kundër Buxhovit, me kërcënime, sharje, shpifje dhe linçime është momenti i çfryerjes patalogjike ngase, sipas tij, ai e shkruan të vërtetën historike që nga lashtësia e deri më sot.

Ai ka theksuar se ata që e ka deklaruar Buxhovi, i ka të shkruara në librat e tij, mirëpo sipas tij, injorantët nuk lexojnë, përcjell Bota sot.

Reagimi i Xharrës:

Pas " furtunes" Buxhovi!

Çdo ditë me dhjetra shkrime, shumë të ashpra për temen që e trajtoi Jusuf Buxhovi i lexojmë në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara.

Lexohen, harrohen, injorohen.

Zhurma e madhe kunder tij plotë kërcnime, sharje, çpifje dhe linçime është momenti i çfryerjes patalogjike nga se ai e shkruan të vërtetën historike që nga lashtësia e deri më sot.

Ato që i foli Buxhovii ka të shkruara në librat e tij, e pse injoranca nuk lexon u pa në nivelin tepër t' ulët
të reagimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat