Kritikuesit e Jusuf Buxhovit bëhen “francuzë”, sikur nuk dinë asgjë për krimet që kanë ndodhur

Aktuale

Kritikuesit e Jusuf Buxhovit bëhen “francuzë”, sikur nuk dinë asgjë për krimet që kanë ndodhur

Nga: Z.B Më: 14 korrik 2019 Në ora: 23:18
Jusuf Buxhovi

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për deklaratën e Jusuf Buxhovit, sipas tij, të gjithë intelektualët duhet të kenë kuraja për të dënuar krimin që ka ndodhur si pasojë e përplasjeve politike, përcjell “Bota sot”.

Tutje, ai ka shkruar se detyrë e intelektualeve është që t’i luftojnë publikisht fenomenet negative që ndodhin, apo kanë ndodhur në shoqëri, ngase, sic thotë ai, jo të sulmojnë dhe anatemojnë kolegët e tyre qe kanë kurajën për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas tij, duhet ta denoncojmë krimin publikisht bazuar në argumentet dhe indiciet që kemi, edhe kur nuk mund ta raportojmë atë në prokurori pse na mungojnë faktet dhe provat për krimin. Nuk është as e ndershme që një intelektuali t’i kërkohen provat si një shkas për t’i mbyllur gojën.

“Si ushtar i UÇK-se nuk jam ndier i ofenduar nga Jusuf Buxhovi, meqë ai jo njëherë, por disa herë ka theksuar fjalën “elementet kriminalë” të UCK-së. Pajtohem me të se brenda UÇK-së ka pasur elementë kriminalë dhe unë nuk kam pse të ofendohem, sepse nuk kam qenë pjesë e tyre!, ka shkruar ai.”.

Postimi i plotë:

(Edhe njëherë për rastin Jusuf Buxhovi)

Të gjithë intelektualët duhet të kenë kurajo për ta denuar krimin që ka ndodhur si pasojë e përplasjeve politike. Këtë unë e kam dënuar në çdo rast dhe do ta denoj pa hezitim përseri. Detyrë e intelektualeve është që t’i luftojnë publikisht fenomenet negative që ndodhin, apo kanë ndodhur në shoqëri dhe jo të sulmojnë dhe anatemojnë kolegët e tyre qe kanë kurajon për ta bërë nje gjë të tillë.

Ne kemi të drejtë dhe duhet ta denoncojmë krimin publikisht bazuar në argumentet dhe indiciet që kemi, edhe kur nuk mund ta raportojmë atë në prokurori pse na mungojnë faktet dhe provat për krimin. Nuk është as e ndershme që një intelektuali t’i kërkohen provat si një shkas për t’i mbyllur gojën! Kjo “mungesë e provave” po shfrytezohet mrekullisht dhe me përfiditet nga kriminelët, por edhe nga përkrahesit e tyre dhe të gjithë ata që edhe pa vetëdije po bijnë në kurthin e tyre! Fundja çdo mendim, çdo fjalë e rrjedhimisht edhe çdo vepër e intelektualit duhet të jetë në shërbim të së vëretetës, ndryshe puna dhe angazhimi ynë nuk ka asnjë vlerë.

Sa i përket Jusuf Buxhovit, për mua prioritare është: e ka thënë ai të vërtetën a jo dhe e ka ndier ai atë në shpirt kur e ka thënë a jo. Për mua, ai e ka thënë dhe e ka ndier në shpirt atë. Dhe këtu mbaron çdo gjë. Se a ka qenë ai preciz në formulimin e deklaratave dhe i ka ofenduar a jo ndjenjat e luftëtarëve të vërtetë, kjo në gjuhën e grave quhet nxjerrje vetullash. Kurrë nuk mund të barazohet krimi dhe poshtërimi që kriminelët iu kanë bërë viktimave dhe familjeve të tyre, me një deklaratë publike, sado jo precize dhe sado jo e matur të jetë ajo.

Si ushtar i UÇK-se nuk jam ndier i ofenduar nga Jusuf Buxhovi, meqë ai jo njëherë, por disa herë ka theksuar fjalën “elementet kriminalë” të UCK-së. Pajtohem me të se brenda UÇK-së ka pasur elementë kriminalë dhe unë nuk kam pse të ofendohem, sepse nuk kam qenë pjesë e tyre!

Të gjithë kritikuesit e Jusuf Buxhovit bëhen “francuzë”, sikur nuk dinë asgjë për krimet që kanë ndodhur! Kjo heshtje dhe indiferencë e tyre ndaj viktimave është hipokrozi dhe turp në vete! Është qyqarllëk. Është konformizëm me kriminelët dhe botën e krimit. Edhe po të ishte fjala për kafshë a për drunj, do të duhej të kishte më shumë konsideratë e lëre më që fjala është për njerëz të gjakut tonë, të cilët jo vetëm që nuk kanë qenë tradhëtarë, por kanë qenë shumë më patriotë së vrasësit e tyre. Disa nga ato viktima janë vrarë dy herë, njëherë si kundërshtarë politikë dhe njëherë të etiketauar si tradhetarë! Të vrarë dhe të sharë! Nga kush? Nga kriminelët ordinerë. Unë nuk mund të jem indiferent ndaj kriminelve të tillë dhe dua ta bëjë të qartë se do të jem kundër tyre dhe do ta perkrah ndëshkimin e tyre adekuat edhe sikur ky qendrim të rrezikojë jetën time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat