Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them - Bota Sot
Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Aktuale

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:47
Ilustrim

(E plotësuar) -  Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur pesimist sa i përket mundësisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sivjet

Në një konferencë për media, të mbajtur me rastin e marrjes së kryesimit të SEECP-së nga ana e Kosovës, Pacolli ka thënë se me dëshirë do të thoshte që liberalizimi do të ndodhte qysh nesër, por siç tha ai, “nuk mund të premtoj asgjë”.

As pas insistimit të gazetarëve për të dhënë një afat kohor, i pari i MPJ-së, nuk ka thënë se kur do të jepet drita e gjelbër që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.   

“Mos më bëni të premtoj asgjë. Unë me vullnet do t’iu thoja ‘nesër’. Por, nuk mundem t’iu them. Jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, tha ai.

Ndryshe, kohëve të fundit, është kryeministri Ramush Haradinaj, që ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt.

***

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur pesimist sa i përket mundësisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sivjet.

Në një konferencë për media, të mbajtur me rastin e marrjes së kryesimit të SEECP-së nga ana e Kosovës, Pacolli ka thënë se me dëshirë do të thoshte që liberalizimi do të ndodhte qysh nesër, por siç tha ai, “nuk mund të premtoj asgjë”.

As pas insistimit të gazetarëve për të dhënë një afat kohor, i pari i MPJ-së, nuk ka thënë se kur do të jepet drita e gjelbër që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Shcengen.  

Pacolli: Nuk mund të premtoj asgjë për vizat, jemi duke punuar

“Mos më bëni të premtoj asgjë. Unë me vullnet do t’iu thoja ‘nesër’. Por, nuk mundem t’iu them. Jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, tha ai.

Ndryshe, kohëve të fundit, është kryeministri Ramush Haradinaj, që ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...