Hoxhaj: Vendimi i KSHC-së për mos akreditim i nxituar dhe i papranueshëm - Bota Sot
Hoxhaj: Vendimi i KSHC-së për mos akreditim i nxituar dhe i papranueshëm

Aktuale

Hoxhaj: Vendimi i KSHC-së për mos akreditim i nxituar dhe i papranueshëm

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 21:19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e Universiteteve Publike të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, është i nxituar dhe aspak i pranueshëm.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se themelimi i këtyre universiteteve ka qenë sfidë dhe assesi nuk do t’u mohohet e drejta të rinjve që të studiojnë aty. Ai ka thënë se Qeveria është e vetëdijshme për sfidat që ka arsimi publik, përfshirë edhe këto universitete, por ka shtuar se nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Është i nxituar dhe aspak i pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinjë në Universitetet Publike të Prizrenit, atë të Pejës dhe Mitrovicës. Ka qenë sfidë e vërtetë themelimi i tyre vite më parë dhe asesi nuk do t’u mohohet e drejta të rinjve për të studiuar në këto universitete. Megjithëse ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që ka arsimi publik, përfshirë edhe këto universitete, nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit. Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të funksionalizuar këto universitete, ashtu sikurse do të kërkoj gjithnjë cilësi dhe kushte më të mira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...