Ish-cimeri i Thaçit jep detaje për diplomimin e Kadri Veselit, e pyet edhe për vrasjet kur ishte shef i SHIK-ut

Aktuale

Ish-cimeri i Thaçit jep detaje për diplomimin e Kadri Veselit, e pyet edhe për vrasjet kur ishte shef i SHIK-ut

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:05
Kadri Veseli

Ende po vazhdon debati në lidhje me ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin dhe kritikat e tij ndaj publicistit e historianit Jusuf Buxhovit.

Ish veprimtari dhe anëtari i kryesisë së Partisë Popullore të Kosovës, Sali Rexhaj i cili ishte edhe cimer me Hashim Thaçin, ka pyetur Kadri Veselin pse nuk po tregon për vrasjet në Kosovë të kryera në kohën kur Veseli ishte shef i SHIK-ut.

Rexhaj, gjithashtu ka treguar se Veseli është bujk i diplomuar në Kamëz.

Ja postimi i plotë:

Kadri,

sa i fyen intelektualet per mendimin e tyre te lire, merr pak kohe e vullnet e na trego per vrasje ne Kosove pasi ke qene shef i SHIK-ut ne kohen kur jane kryer vrasjet krimet e hajnite.

Nuk e di pse po e quani z. Jusuf Buxhovin fosile e jo kastravec, domate apo patate, pasi je me profesion bujk i diplomuar ne Kamez.

Plus dr i pilifuncit ne tentative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat