Anëtari i Vetëvendosjes u depërtua nga Kosova, por pas 3 viteve ka një lajm të ri

Aktuale

Anëtari i Vetëvendosjes u depërtua nga Kosova, por pas 3 viteve ka një lajm të ri

Nga: A.M. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:46
Foto arkiv - Arbër Zaimi nenshoqerin e Albin Kurtit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi para tri viteve ishte depërtuar nga Kosova, por Gjykata Themelor ka marrë një vendim të ri lidhur me këtë rast.

Ai në një postimi në Facebook, ka shkruar se “gjykata konfirmoi pafajësinë time dhe fajësinë e institucioneve, të cilat u përdorën politikisht kundër meje, duke bërë që të flitet keq për mua në disa media dhe në disa pjesë të opinionit publik, duke ndërtuar bindje të rrejshme për mua si person që nuk e respektoj ligjin, duke më shkelur liritë e të drejtat arbitrarisht, duke më penguar në punën time, duke shqetësuar familjen time e mbi të gjitha duke dëmtuar një subjekt opozitar, siç kanë qejf diktaturat”.

Postimi i plotë:

Gjykata vendosi: Deportimi ishte i padrejtë dhe politik

Në prill 2016 institucionet e Kosovës morën vendim për përzënien time nga Kosova, me pretendimin se unë kisha shkelur ligjin për të huajt. I njëjti vendim ishte marrë disa javë më parë për kolegun dhe aktivistin, Boiken Abazin.

Sot aktivisti dhe juristi Berat Ganiqi më njoftoi se gjykata më në fund e aprovoi padinë time ndaj këtyre institucioneve, dhe e shpalli të padrejtë e të pabazuar vendimin e tyre.

E njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe me rastin e Boiken Abazit, nëse do të ishte çuar në kohë ankesa e pastaj padia e tij. Por në atë kohë, kur pozitat burokratike e politike në LV drejtoheshin nga ata që më pas ikën, nuk ekzistonte dëshira e vullneti për t’u marrë me këto gjëra.

Jam i lumtur që gjykata konfirmoi pafajësinë time dhe fajësinë e institucioneve, të cilat u përdorën politikisht kundër meje, duke bërë që të flitet keq për mua në disa media dhe në disa pjesë të opinionit publik, duke ndërtuar bindje të rrejshme për mua si person që nuk e respektoj ligjin, duke më shkelur liritë e të drejtat arbitrarisht, duke më penguar në punën time, duke shqetësuar familjen time e mbi të gjitha duke dëmtuar një subjekt opozitar, siç kanë qejf diktaturat.

Gjykata sipas ligjit duhet të merrte vendim brenda 60 ditësh për këtë padi, megjithatë u detyruam të prisnim 3 vite. Do të vazhdoj ta ngre ligjërisht këtë çështje, bashkë me juristin Berat Ganiqi, deri sa të ndëshkohen fajtorët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat