Haradinaj ‘provokon’ Limajn, i shkon në Malishevë dhe thotë se AAK po rritet në këtë komunë

Aktuale

Haradinaj ‘provokon’ Limajn, i shkon në Malishevë dhe thotë se AAK po rritet në këtë komunë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Malishevë është takuar edhe me strukturat e degës së AAK-së në këtë qytet dhe koordinatorin e kësaj dege, Fatmir Shurdhaj.

Nga Malisheva, Haradinaj tha se besimi në AAK-në dhe interesimi për ta përqafuar programin e kësaj partie është i madh.

“Besimi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet edhe në Malishevë dhe interesimi për ta përqafuar programin e saj është i madh”, ka thënë kryeministri Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Qytetarët e Malishevës nuk do ta kenë të vështirë të zgjedhin AAK-në, duke qenë forca e duhur për vendime të mëdha, që i japin dinamikë të re forcimit të shtetit zhvillimor”, ka thënë më tutje ai.

Javë më parë në media u raportua se AAK i mori partisë së Limajt dhjetëra anëtarë. Mirëpo, pas gjysmë ore nga ai lajm, ka reaguar NISMA e cila përveç që e ka demantuar lajmin e pati quajtur si të porositur dhe me tendencë.

Kjo kishte bërë që AAK dega në Malishevë të dilte me reagim zyrtar duke thënë se të anëtarësuarit në parti nuk vijnë nga NISMA Socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat