Edhe një largim nga Vetëvendosja, dorëhiqet një person i rëndësishëm

Aktuale

Edhe një largim nga Vetëvendosja, dorëhiqet një person i rëndësishëm

Nga: A.M. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:25
Ilustrim

Një numër i konsiderueshëm i anëtareve të Lëvizjes Vetëvendosje u larguan vitin e kaluar u nga kjo parti, disa nga ta “rikrijuan” Partinë Social Demokrate.

Ndërsa, sot një anëtare e kësaj partie e njoftuar largimin, kjo është këshilltarja në Komunën e Prishtinës, Hatixhe Latifi-Pupovci.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka njoftimin për largimin e VV-ja, por nuk ka dhënë ndonjë arsye të cilat e dërguan në marrjen e këtij vendimi.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Meqë shumë herë për këto vite ju kam shqetësuar duke kërkuar votë për Lëvizjen Vetëvendosjen, ju njoftoj se që nga sot unë nuk jam më anëtare e kësaj lëvizje. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Komitetin për arsim, në Komitetin për shëndetësi, anëtarët e Këshillit të Prishtinës dhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunimin dhe momentet e mira që më kanë dhuruar. Shpresoj që prurjet e reja brenda Lëvizjes të jenë të qëlluarat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat