Filip Riker: Beogradi dhe Prishtina të i kthehen dialogut, ShBA janë të gatshme që të kyçen

Aktuale

Filip Riker: Beogradi dhe Prishtina të i kthehen dialogut, ShBA janë të gatshme që të kyçen

Nga: F.B Më: 17 korrik 2019 Në ora: 23:39
Filip Riker

ShBA janë të gatshme që të kyçen në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por këtë nuk mund ta bëjnë derisa të dy palët vetë nuk vendosin të kthehen në dialog ka thënë Filip Riker, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Kryesi i detyrës së zëvendësit të sekretarit shtetëror të ShBA-ve i ngarkuar për Evropë dhe Euro-Azi për “Zërin e Amerikës” ka thënë se “për rolin potencial më të fuqishëm të ShBA-ve në procesin e dialogut kohë më parë kam biseduar me njeriun e parë të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo.

"Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët e BE-së. Unë isha i kyçur në fazën e hershme të dialogut që ka rezultuar me marrëveshjen e Brukselit, që mendoj se ka bërë një ndryshim në funksionimin e jetës, vendosjes e ritmit dhe uljen e tensioneve në regjion në 5 vitet e shkuara ", ka thënë Riker.

Aktualisht njeriu më i lartë i Departamentit të Shtetit që merret me Ballkanin ka thënë se beson që të dy palët kanë vullnet që të gjendet një zgjidhje dhe me të kontribuoj stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit perëndimor.

Diplomati amerikan si model të zgjidhjes së çështjeve të regjionit “ e cila me shekuj nuk kanë mund të zgjidhen” ka përmendur liderët e Greqisë dhe Maqedonisë së veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat