Lajmërohet ministri i ri i Inovacionit, thotë se Kosova do të bëhet qendër e inovacionit për Ballkan

Aktuale

Lajmërohet ministri i ri i Inovacionit, thotë se Kosova do të bëhet qendër e inovacionit për Ballkan

Nga: Z.B Më: 17 korrik 2019 Në ora: 23:53
Ministri i sapo emëruar i Inovacionit, Muzafer Shala

Ministri i sapo emëruar i Inovacionit, Muzafer Shala, ka pranuar sot detyrën dhe ka shpalosur në pika të shkurta vizionin e tij për drejtimin e këtij resori.

Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka talent dhe potencial, sipas tij, së bashku me ekipin e tij do të punojnë drejtë që këtë potencial ta orientojmë në zhvillim ekonomik dhe ngritje të mirëqenies, përcjell “Bota sot”.

Tutje, Shala ka shkruar se do të kujdeset që startupet inovative të kenë përkrahjen maksimale që ato të rriten e të gjenerojnë punësim, ai thotë se do të punoj fortë, që të ndërlidhim sa më shumë akademinë me ekosistemin e ndërmarrësisë në mënyrë që Kosova të bëhet qendër e inovacionit për Ballkan.

“Me besim te vetja, familja e shoqëria po nisim rrugën drejtë zhvillimit për një Kosovë ku mbështeten idetë e inovatorëve dhe ndërmarrësve të rinj. Problemet e vjetra do t’i mundim me ide të reja bashkë me djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi”, shkruan ai

Postimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht e kam pranuar vendimin nga Kryeministri Haradinaj për t’ju shërbyer si Ministër i ri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj Partinë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë. Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për fuqizim të ndërmarrësisë dhe inovacionit, si mundësi reale për zhvillim dhe prosperitet.

Kosova ka talent dhe potencial, ndërsa unë së bashku me ekipin do të punojmë drejtë që këtë potencial ta orientojmë në zhvillim ekonomik dhe ngritje të mirëqenies.

Do të kujdesem që startupet inovative të kenë përkrahjen maksimale që ato të rriten e të gjenerojnë punësim dhe do të punoj fortë, që të ndërlidhim sa më shumë akademinë me ekosistemin e ndërmarrësisë në mënyrë që Kosova të bëhet qendër e inovacionit për Ballkan. Por në të njejtën kohë, do të kujdesem që në të gjitha përpjekjet tona të jemi sa më transparent.

Me besim te vetja, familja e shoqëria po nisim rrugën drejtë zhvillimit për një Kosovë ku mbështeten idetë e inovatorëve dhe ndërmarrësve të rinj. Problemet e vjetra do t’i mundim me ide të reja bashkë me djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi.

Së bashku kemi fuqinë për të ndryshuar të tashmen dhe ndërtuar të ardhmen.

#PërGjeneratënTjetër.
#PërZhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat