Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh - Bota Sot
Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh

Aktuale

Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është çështje javësh derisa Kosova ta merr lajmin e merituar për liberalizimin e vizave, pasi shteti ynë ka përmbushur kriteret.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Fushe Kosovës, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Burim Berisha.

Kreu i qeverisë e siguroi kryetarin Berisha se të gjitha temat që e preokupojnë Fushë Kosovën do të procedohen më Qeveri.

"Janë disa kërkesa që duhet ndërhyrja e qeverisë nacionale. Hartat zonale janë të nevojshme se ka një presion nga bizneset dhe qytetarët, është çështja e komunikacionit dhe kalimit përmes qytetit. Edhe një rrethrrotullim është i nevojshëm, çështja e pronave. Fushë Kosova vuan nga mungesa e pronave që kish mujtë mi pas në shfrytëzim. I premtova kryetarit që të gjitha këto detyra do t’i procedojmë", tha Haradinaj

Kryeministri Haradinaj u pyet edhe për vizat e INTERPOL-i. Sipas Haradinaj, lajmi për liberalizimin e vizave është vetëm çështje jave.

"Mendoj që tani është çështje krejtësisht punë e javëve, ne jemi vonu, por është çështje jave ta marrim lajmin e merituar sepse i kemi përmbush kriteret", tha ai

Ndërsa për mundësinë e aplikimit të Kosovës këtë vit në Interpool, që do të mbahet në Kili, Haradinaj tha se ende nuk është hyrë në rend dite çështja e votimit.

"Ende nuk jemi në rend dite si votim. Tani a do të hyjmë në votim është çështje edhe a kualifikohemi si të tillë për më agjendë por është edhe kalkulim i yni. Do ta shqyrtojmë a do të hyjmë në agjendë", tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Fushë Kosovës, shprehu nevojën për përkrahje nga Qeveria për kërkesat që ka kjo komunë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...