Reagon Buxhovi, tregon a është tërhequr nga qëndrimet e tij rreth UÇK-së

Aktuale

Reagon Buxhovi, tregon a është tërhequr nga qëndrimet e tij rreth UÇK-së

Nga: G.B Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:14
Jusuf Buxhovi

Historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi, ka reaguar ndaj debatit në emision “Debat Plus” në RTV Dukagjini, derisa ka thënë se debati pati trajtime korrekte, por që pati një dezinformatë nga Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se Buxhovi është tërhequr nga qëndrimet e tij rreth UÇK-së, për çka ai thotë se nuk është e vërtetë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se mbetet tek ajo që ka deklaruar në Rubikon dhe se janë qëndrime të shtruara në librin e tij.

Postimi i tij i plotë:

NJË DEBAT I MBËSHTETUR MBI NJË DEZONFORMATË

Emisioni "Debat plus" në RTV Dukagjini rreth qendrimeve të mia të dhëna në "Rubikon", ndonëse pati trajtime korekte, u animua nga një dezinformatë e V. Kajtazit se gjoja jam tërhequr nga qendrimi rreth UÇK-së, gjë që nuk është e vertetë. Përkundrazi mbetem në tërësi te ajo që kam deklaruar në "Rubikon", ngaqë ato janë qendrime të shtruara në "Kosova" VI VII dhe VIII, fakt ky që u anashkaluan nga analistët dhe çështjet i rrudhi te aspekti i opinioneve politike.
Sidoqoftë, panelistët, me një guxim pohuan shumë nga ato që janë thënë rreth kapjes së shtetit nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar nga paslufta e deri te koha jonë, me theks te vrasjet e shumta politike që mbetën të pazbardhura nga drejtësia dhe të tjerat që përcollën zhvillimet politike dhe shoqërore nga vendosja e protektoratit ndërkombëtar më 12 qershor 1999 deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008,që trajtohen nga aspekti historik në "Kosovën" VI, VII dhe VIII.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat