Haradinaj takohet shefin e EULEX-it, kjo është arsyeja

Aktuale

Haradinaj takohet shefin e EULEX-it, kjo është arsyeja

Nga: A.M. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:04
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i ka uruar detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit.

Ai ka shkrua në Facebook, se “me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë:

Postimi i plotë:

Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit.

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat