Kolona të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë - Bota Sot
Kolona të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Aktuale

Kolona të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:30
Dheu i Bardhë

Mërgimtarët anë mbanë botës ku gjenden ia kanë mësyrë Kosovës për të kaluar pushimet me familje në vendlindje.

Derisa është edhe koha e pushimeve, nëpër pikat kufitare ka fluks të madh të mërgimtarëve që presin për të hyrë në Kosovë.

Sigurisht, kjo po u shkakton atyre pritje për shkak të kolonës së veturave që presin për të hyrë në vend.

Kolona të tilla të gjata janë parë në hyrje të Kosovës sot tek pika kufitare ‘Dheu i Bardhë’.

Siç shihet në këto fotografi të Indeksonline, është krijuar kolonë e veturave që po presin në këtë pikë kufitare.

Ndërsa, sipas matjeve para 35 minutave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare pritja është deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovës përmes kësaj pike kufitare.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...