Ja pasojat për Kosovën pas “tradhtisë” që iu bë Ramush Haradinajt? - Bota Sot
Ja pasojat për Kosovën pas “tradhtisë” që iu bë Ramush Haradinajt?

Aktuale

Ja pasojat për Kosovën pas “tradhtisë” që iu bë Ramush Haradinajt?

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Shumë reagime erdhën pas këtij konfirmimi nga vet Haradinaj.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami thotë se Haradinajn e tradhtuan ashtu siç ia kanë bë edhe dy herë para kësaj.

Pasojat sipas Islamit do të jenë të mëdha për Kosovës, pasi taksa do të hiqet, e dialogut do t’i prinë Hashim Thaçi.

“Ramush keq për ty dhe Kosovën! Tradhtin qysh ta kanë ba nja dy here këta Hashimit, po del që ta kanë ba edhe kësaj radhe! Hupëm territore, taksa hiqet, dialogut i prin Hashimin, republika serbe në Kosovë! Me ty Komandant, nuk pajtohem te na shtypin në këtë formë dhe të na poshtërojnë!”, shkruan Islami në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...