Rexhaj: Të gjithë jemi me Ramushin në këtë kauzë

Aktuale

Rexhaj: Të gjithë jemi me Ramushin në këtë kauzë

Nga: A.Zh Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:38
Sali Rexhaj.

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeminstrit të Kosovës, ka reaguar edhe veprimtari Sali Rexhaj.

Haradinaj është dorëhequr nga kjo pozitë, pasi është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

E Rexhaj në një postim në Facebook, ka thënë se në këtë kauzë, “të gjithë jemi me Ramushin”, përcjell Bota sot.

Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do të del edhe më I fortë nga kjo sfidë.

Reagimi i Rexhajt:

Ramushi, del edhe me i forte nga kjo sfide, ne kete jam i sigurte 100%.

Tani eshte DETYRE e qytetareve te Kosoves qe ta mbrojme integritetin territorial te Kosoves.

Ne kete kauze jemi Ramush te gjithe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat