Haradinaj i dyshuar në Gjykatë Speciale: Zbulohet skenari, ja dy politikanët që ia “kurdisën” Ramushit!

Aktuale

Haradinaj i dyshuar në Gjykatë Speciale: Zbulohet skenari, ja dy politikanët që ia “kurdisën” Ramushit!

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:29
Ramush Haradinaj

Pas vendimit të Ramush Haradinajt për dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit, ish deputeti i Kosovës, Adem Salihaj, thotë se ishin pikërisht Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që ia përsëritën skenarin e mëhershëm Haradinajt për të u dërguar në Hagë.

Salihaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kjo qeveri ishte në pragë të rënies, pasi parlamenti ishte i bllokuar dhe u shkelën ligjet dhe kushtetuta.

Edhe pas kësaj ngjarje Salihaj jep lajmin e mirë, e kjo është shkuarja në zgjedhje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t'i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta”, shkruan Salihaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai i quan zëra të SHIK-ut dhe PDK-së ata që thonë se LDK dhe LVV duhet të shkojën ndaras në zgjedhje, sipas tij, koalicioni parazgjedhor LDK-LVV do të krijonte eufori për fitore.

Ja postimi i plotë:

Po përsëritën skenarët e mëhershëm, Ramushi sërish dërgohet në Hagë me skenar të përbashkët të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjithsesi, kjo qeveri ishte në prag të rënjes, parlamenti ishte i bllokuar që nga fillimi, u shkelën ligjet dhe kushtetuta, asnjëherë Kosova nuk ishte në gjendja kaqë të keqe.

Lajmi i mirë është se Kosova do të shkojë në zgjedhje. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t'i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta.

Zërat se LDK dhe VV duhet te shkojnë në zgjedhje ndaras, janë zëra të porositur dhe koordinuar nga SHIK-u dhe PDK-ja. Koalicioni parazgjedhor LDK-VV do të krijonte eufori për fitore dhe do të krijonte mundësi të mëdha që qeveria të krijohet nga një shumicë shqiptare e të mos varet nga votat e serbëve të dirigjuar nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat